← Të gjitha njoftimet
Njoftim03 shtator 2026

Konkurs pune: Teknik/e i/e IT-së dhe Administrator/e i/e Sistemeve

Njoftimi

UNI International College SB SH.P.K. shpall konkurs për plotësimin e dy pozitave të punës:

1. Teknik/e i/e IT-së

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe sistemeve IT;
  • Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike me pajisje, programe, printerë dhe lidhje në rrjet;
  • Ofrimi i mbështetjes teknike për përdoruesit;
  • Instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve Windows dhe Linux;
  • Administrimi dhe mirëmbajtja bazë e rrjeteve kompjuterike;
  • Administrimi i llogarive të përdoruesve;
  • Monitorimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe sistemeve IT;
  • Kryerja e detyrave të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kualifikimet dhe kriteret:

  • Diplomë universitare në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo fusha të ngjashme;
  • Njohuri të mira në hardware, software dhe aplikacione;
  • Njohuri të rrjeteve kompjuterike;
  • Njohuri në Windows dhe Linux;
  • Përvoja paraprake në IT ose praktika profesionale përbën përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe për zgjidhjen e problemeve;
  • Gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Përgjegjësi dhe konfidencialitet në trajtimin e të dhënave.

2. Administrator/e i/e Sistemeve

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Administrimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e sistemeve IT;
  • Administrimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve kompjuterike;
  • Administrimi i sistemeve Windows dhe Linux;
  • Monitorimi i serverëve dhe sistemeve të backup-it;
  • Administrimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së rrjetit;
  • Monitorimi dhe mirëmbajtja e sigurisë së sistemeve;
  • Administrimi i llogarive dhe privilegjeve të përdoruesve;
  • Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike;
  • Sigurimi i funksionimit të rregullt dhe të sigurt të infrastrukturës IT;
  • Kryerja e detyrave të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kualifikimet dhe kriteret:

  • Diplomë universitare në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo fusha të ngjashme;
  • Njohuri të rrjeteve kompjuterike: IP, Gateway, DNS, DHCP, VLAN, LAN/WAN dhe Wi-Fi;
  • Njohuri të mira në Windows dhe Linux;
  • Njohuri për serverë, virtualizim, backup, monitorim dhe siguri kibernetike;
  • Përvoja paraprake në administrimin e sistemeve IT përbën përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhjen e problemeve;
  • Gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe nën presion;
  • Përgjegjësi dhe konfidencialitet në trajtimin e të dhënave dhe llogarive administrative.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet ta dërgojnë dokumentacionin në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt pozitën për të cilën aplikojnë.

Për secilën pozitë do të përzgjidhet nga një kandidat.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe përfshihen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim: 14 shtator 2026.

UNI International College SB SH.P.K.
HR