#UNI-Universum International College është i akredituar nga Komisioni Evropian me EU Quality for Higher Education-Erasmus+ Charter.
European Erasmus Charter for Higher Education është një certifikatë cilësie që u jepet IAL direkt nga Komisioni Evropian, i cili rikonfirmon statusin dhe cilësinë e universiteteve, jo vetëm në pjesëmarrje në programet e arsimit siç është Erasmus+, por tani e tutje çdo lëndë, certifikatë, diplomë nga UNI njihet në universitetet në Bashkimin Evropian.
Ky akreditim njeh dhe vlerëson përkushtimin e #UNI powered by Arizona State University në ofrimin e studimeve cilësore, kontributin e stafit akademik dhe studentëve, pjesëmarrjen e #UNI në projekte të financuara nga BE dhe më gjerë, cilësinë e jetës akademike, cilësinë e programeve të studimit, suksesin e studentëve të UNI pas diplomimit, dhe suksesin e studentëve gjatë studimeve jashtë vendit.










