Jeta studentore

Jeta studentore në UNI

Kampus inovativ, ambiente moderne dhe mundësi përtej klasës

Çfarë bëjmë për studentët

Aktivitete në kampus
Klube studentore
Shërbime për karrierë
Komuniteti i studentëve dhe alumni-ve

Alumni

Suksesi i studentëve tanë në numra

85%Të punësuar pas 6 muajsh
80%Punojnë në profesionin e tyre.
85%Të kënaqur me zgjedhjen e bërë.

Zyra e të diplomuarve

Zyra e të diplomuarve në UNI siguron që diplomimi nuk është fundi i udhëtimit tuaj. Ne qëndrojmë në kontakt me të diplomuarit tanë, mbështesim hapat e tyre të ardhshëm dhe kontribuojmë në zgjerimin e rrjetëzimit.

Pyetësori i të diplomuarve

UNI mbledh reflektime dhe të dhëna mbi pozitën profesionale të të diplomuarve për të përmirësuar vazhdimisht mbështetjen akademike dhe profesionale.

Rrjeti i të diplomuarve & Mundësitë

Të diplomuarit tanë kanë qasje në burime mësimore, trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional.

Ceremonia e diplomimit

Një ditë që mbetet pjesë e kujtimeve tuaja!

Çdo vit, UNI - Universum International College organizon ceremoninë e diplomimit në mënyrë madhështore, me fjalime nga profesorët dhe studentët, me momentin simbolik të hedhjes së kapelave dhe me një ndjenjë festive dhe nostalgjike që mbetet pjesë e kujtimeve të çdo gjenerate.

Karriera

Qendra e Karrierës dhe Mirëqenies në UNI

Qendra e Karrierës dhe Mirëqenies

Shërbimet e Qendrës së Karrierës në UNI:

  • Udhëzime dhe planifikim individual i karrierës
  • Përgatitje e CV-së, aplikimeve dhe intervistave
  • Panairi i Karrierës, Universum Talks, vizita studimore dhe rrjeti i të diplomuarve
  • Mbështetje për mirëqenie gjatë gjithë studimeve
Studentët dhe punëdhënësit në panairin e karrierës në UNI

Këshillim për karrierën

Zyra e Karrierës siguron që studentët të marrin këshilla për planifikimin dhe qartësimin e hapave që duhet të ndjekin për zhvillimin e mëtejshëm profesional, përmes takimeve me stafin e zyrës së karrierës.

Trajnime dhe punëtori

Zyra e Karrierës ofron trajnime dhe seminare për të ndihmuar studentët të krijojnë CV-të, të shkruajnë letra motivimi, të plotësojnë aplikime për punë dhe të përgatiten për intervista.

Rrjetëzimi social & Panaire

Rrjetëzimi social i lidh studentët drejtpërdrejt me punëdhënësit, duke ofruar mundësi për praktika profesionale dhe punësim përmes panaireve të punës, Universum Talks, vizitave studimore dhe takimeve me të diplomuarit.

Mbështetje për mirëqenie

Këshillim falas për mirëqenie me psikologen e UNI-t, duke përfshirë seanca të dedikuara për studentët që kanë nevojë për mbështetje shtesë, me qëllim ruajtjen e fokusit, balancës dhe mirëqenies së përgjithshme.

Punë praktike

Programi i praktikës u ofron studentëve përvojë praktike përtej klasës përmes lëndës “Orientimi në Karrierë”. Pas përfundimit të praktikës në organizatat partnere, studentët fitojnë 4 ECTS kredite, ndërsa orët e kërkuara varen nga programi i tyre i studimeve.

Kontakto zyrën

Hulumtime dhe raporte

Ne realizojmë hulumtime të tregut të punës dhe të të diplomuarve për të siguruar që këshillimi për karrierë të jetë i përafruar me kërkesat reale të punëdhënësve dhe rezultatet e të diplomuarve.

Hap raportin

Bashkëpunimi me bizneset

Përmes modelit dual, UNI i lidh studentët me industrinë, duke kombinuar studimet me punë praktike të paguar, bursa dhe mundësi reale punësimi.

Kontakto zyrën

Kampusi

Jeta studentore në UNI

Ambientet e kampusit

Kampuset e UNI-t janë të dizajnuar si hapësira ku studentët mësojnë, bashkëpunojnë, ndërtojnë projekte dhe zhvillojnë ritmin e tyre të përditshëm akademik në një mjedis aktiv dhe mikpritës.

Biblioteka

Biblioteka dhe burimet e kampusit

Biblioteka e UNI-t është një hapësirë e dizajnuar për fokus, hulumtim dhe mësim të pavarur. Ajo i mbështet studentët me qasje në burime akademike që forcojnë si studimin ashtu edhe punën praktike. Më shumë se një hapësirë studimi, ajo lidh dijen me aplikimin në botën reale dhe ndikimin në komunitet.

  • Mbi 20,000 tituj nga autorë vendorë dhe ndërkombëtarë
  • E hapur çdo ditë, 08:30 - 19:00
  • Qasje falas për të gjithë studentët e UNI-t
Student duke studiuar në bibliotekën e UNI-t
Pamje për burimet mësimore të UNI-t
Hapësirë studimi në bibliotekën e UNI-t

Klubet

Klubet studentore

Ikona e Klubit të Bamirësisë

Klubi i Bamirësisë

Ikona e klubit të Shkencave Politike dhe Juridike

Klubi i Shkencave Politike dhe Juridike

Ikona e klubit për Teknologji dhe Inovacion

Klubi për Teknologji dhe Inovacion

Ikona e klubit të Shkencave Mjekësore

Klubi i Shkencave Mjekesore

Ikona e klubit Erasmus

Klubi Erasmus

Ikona e klubit për Sport, E-Sport dhe Art

Klubi për Sport, E-Sport dhe Art

Sporti

Sporti & Jeta në Kampus

  • Sporti si pjesë e jetës së përditshme studentore dhe mirëqenies.
  • Aktivitete si basketbolli, ping-pongu dhe gaming.
  • Objektet e kampusit të hapura edhe për komunitetin më të gjerë.

Lokacioni & Transporti

  • Mjedis i qetë kampusi, afër qytetit dhe pranë Prishtina Mall.
  • I menduar për fokus, larg zhurmës dhe ngarkesës.
  • Transport falas çdo orë nga Prishtina (Rrethi me Flamur) deri në kampus dhe anasjelltas.
Aktivitet gaming në kampusin e UNI-t
Gaming
Aktivitet ping-pongu në kampusin e UNI-t
Ping-Pong
Aktivitet basketbolli në kampusin e UNI-t
Basketboll

Shërbimet studentore

Shërbimet kryesore

Gjithçka që ju nevojitet për të menaxhuar studimet tuaja: mbështetje e qartë, procese të thjeshta, të gjitha në një vend. E disponueshme e hënë–e premte (09:00–20:00) dhe e shtunë (09:00–16:00).

  • Regjistrimi, orientimi dhe këshillimi akademik
  • Regjistrimi i lëndëve, oraret dhe provimet
  • Certifikata, transkriptet dhe dokumentet studentore
  • Email-i studentor, e-learning dhe mbështetja UMS
  • Përparimi akademik, transferet dhe pagesat
  • Qasja në bibliotekë, mbështetje për karrierë dhe informacione për kampusin

Diplomimi

Një proces i strukturuar dhe transparent që ju udhëheq nga provimet përfundimtare deri te marrja e diplomës.

Procesi i diplomimit përfshin:

  • Kërkesat e përfundimit të bazuara në ECTS
  • Provimet përfundimtare / punimi i diplomës
  • Lëshimi i diplomës dhe transkriptit

Resurset akademike

Gati ta përjetosh jetën studentore në UNI?

Fillo aplikimin ose kërko informacion dhe lidhu me ekipin tonë.