Thirrje për aplikim: Mobilitet studentor Erasmus+ në Università degli Studi di Sassari, Itali
Artikulli
Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ në partneritet me Università degli Studi di Sassari, Itali. Ky mobilitet u ofron studentëve mundësinë për të studiuar në një institucion partner evropian, për të përjetuar një mjedis ndërkombëtar akademik dhe për të zhvilluar kompetencat e tyre profesionale dhe ndërkulturore.
Detajet e Mobilitetit
- Lloji i mobilitetit: Student Mobility for Studies (SMS)
- Institucioni pritës: Università degli Studi di Sassari, Itali
- Periudha e mobilitetit: Semestri Vjeshtë 2026/2027
- Kohëzgjatja: 1 semestër
- Aktiviteti: Studime në universitetin partner dhe njohje e kredive sipas marrëveshjes Erasmus+
Mbështetja financiare
Mobiliteti mbështetet me bursë mujore dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, në përputhje me rregullat dhe kushtet e programit Erasmus+.
Kriteret e Përzgjedhjes
Aplikuesi/ja duhet të:
- Jetë student/e i/e regjistruar në Universum International College;
- Ketë përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve, për studentët Bachelor;
- Ketë performancë të mirë akademike;
- Zotërojë gjuhën angleze, minimumi niveli B1;
- Jetë i/e motivuar për të studiuar në një mjedis ndërkombëtar dhe për të përfaqësuar institucionin në mënyrë dinjitoze.
Përparësi kanë
- Studentët që nuk kanë përfituar më parë nga mobilitetet Erasmus+;
- Studentët me rezultate të larta akademike;
- Studentët që demonstrojnë motivim të lartë dhe potencial për të përfituar nga përvoja ndërkombëtare.
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar KËTU, duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar.
Dokumentet e kërkuara
- CV në gjuhën angleze;
- Motivation Letter;
- Transcript of Records;
- Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze, nëse disponohet.
Afati i fundit për aplikim: 29 maj 2026
Për çdo informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare.
Suksese në aplikim!

