Thirrje për aplikim: Mobilitet i stafit akademik për mësimdhënie në Università degli Studi di Sassari, Itali
Artikulli
Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet të stafit akademik në kuadër të programit Erasmus+ në partneritet me Università degli Studi di Sassari, Itali. Ky mobilitet synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e praktikave të mira akademike dhe promovimin e ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë.
Detajet e Mobilitetit
- Lloji i mobilitetit: Staff Mobility for Teaching (STA)
- Institucioni pritës: Università degli Studi di Sassari, Itali
- Periudha e mobilitetit: tetor 2026
- Kohëzgjatja: 5 ditë pune + ditët e udhëtimit, sipas rregullave të Erasmus+
- Aktiviteti: Mësimdhënie dhe shkëmbim përvojash akademike me stafin e universitetit partner
Mbështetja financiare
Mobiliteti mbështetet me bursë ditore dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, në përputhje me rregullat dhe kushtet e programit Erasmus+.
Kriteret e Përzgjedhjes
Aplikuesi/ja duhet të:
- Jetë pjesë e stafit akademik të Universum International College;
- Ketë përvojë në mësimdhënie në fushën e tij/saj akademike;
- Ketë interes për bashkëpunim dhe ndërkombëtarizim akademik;
- Zotërojë gjuhën angleze, minimumi niveli B1;
- Jetë i/e motivuar për përfaqësim dinjitoz të institucionit.
Përparësi kanë
- Stafi që nuk ka përfituar më parë mobilitet Erasmus+;
- Stafi i angazhuar në projekte dhe bashkëpunime ndërkombëtare;
- Aplikimet që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e programeve akademike.
Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar KËTU, duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar.
Dokumentet e kërkuara
- CV në gjuhën angleze;
- Motivation Letter;
- Mobility Agreement for Teaching.
Afati i fundit për aplikim: 14 maj 2026
Për çdo informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare.
Suksese në aplikim!

