Tako universitetet partnere
Bisedo për programet, destinacionet, kalendarin akademik dhe pritshmëritë e studimit në një institucion partner.
Panairi i Studimeve Jashtë Vendit
Një hapësirë praktike ku studentët takojnë përfaqësues universitarë, mësojnë për destinacionet Erasmus+ dhe ndërtojnë planin e tyre për studime jashtë vendit.
Panairi i Studimeve Jashtë Vendit në UNI është krijuar për t'i ndihmuar studentët të kuptojnë më qartë mundësitë ndërkombëtare: bursat semestrale Erasmus+, universitetet partnere, kriteret e aplikimit dhe hapat që duhet të ndërmerren para mobilitetit.
Në vend që studentët të kërkojnë informata në shumë vende të ndryshme, panairi i bashkon në një hapësirë International Office, përfaqësues të universiteteve, studentë me përvojë mobiliteti dhe partnerë që mund të ndihmojnë me planifikimin akademik.
Bisedo për programet, destinacionet, kalendarin akademik dhe pritshmëritë e studimit në një institucion partner.
Shiko cilat vende, qytete dhe universitete përshtaten më mirë me programin, gjuhën, buxhetin dhe qëllimet e tua.
Merr udhëzim për dokumentet, kriteret, certifikatën e gjuhës angleze, transkriptën dhe formularin e aplikimit.
Mëso nga studentët dhe stafi që kanë marrë pjesë në mobilitete ndërkombëtare dhe kanë kaluar procesin praktik.
Shiko vitin e studimit, kreditë e përfunduara dhe lëndët që mund të përshtaten me një semestër jashtë vendit.
Përdor listën e universiteteve partnere për të krijuar një listë fillestare të vendeve dhe institucioneve që të interesojnë.
Pyet për gjuhën e ligjërimit, akomodimin, koston e jetesës, Learning Agreement dhe afatet e aplikimit.
Pas panairit, kontrollo thirrjet e hapura dhe kontakto International Office për hapat e radhës.

Aktivitete ku studentët takojnë universitete, partnerë dhe biznese në një hapësirë të hapur për orientim dhe rrjetëzim.