UNI · Zyra Ndërkombëtare

Bursa Semestrale Erasmus+

Studio një semestër në Evropë me bursë Erasmus+. Zgjero horizontet, fito përvojë ndërkombëtare dhe ndërto të ardhmen tënde.

Çka janë bursat semestrale Erasmus+?

UNI – Universum International College, fuqizuar nga Arizona State University dhe vlerësuar si institucioni nr. 1 në Ballkanin Perëndimor për ndërkombëtarizim, ofron mbi 405 bursa semestrale çdo vit për shkëmbim në universitetet partnere në kuadër të programit Erasmus+.

Bursat financohen nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe u mundësojnë studentëve të UNI-t të ndjekin një pjesë të studimeve në një universitet partner.

Gjatë semestrit jashtë vendit, studentët fitojnë përvojë akademike, zhvillojnë aftësi të reja, krijojnë kontakte ndërkombëtare dhe e sjellin këtë përvojë përsëri në UNI.

Grup studentësh me flamuj të vendeve të ndryshme

Çfarë përfshin mobiliteti?

Bursat Erasmus+ mbulojnë komponentët kryesorë të mobilitetit të studentëve për një përvojë akademike jashtë vendit.

  1. Mbështetje financiare

    Përfiton mbështetje financiare për semestrin jashtë vendit. Shuma e bursës dhe mbështetja për udhëtim, kur parashihet, përcaktohen në thirrjen përkatëse.

  2. Studime në një universitet partner

    Ndjek lëndë për një semestër në një universitet partner në Evropë. Destinacionet varen nga programi yt i studimit dhe vendet e hapura për atë semestër.

  3. Njohje e kredive

    Para nisjes, dakordohesh me UNI-n dhe universitetin pritës për lëndët që do të ndjekësh. Pas kthimit, kreditë e fituara njihen sipas marrëveshjes së studimit (Learning Agreement) dhe procedurave akademike të UNI-t.

  4. Mbështetje nga Zyra Ndërkombëtare

    Zyra të udhëzon gjatë aplikimit, nominimit dhe përgatitjes për nisje. Pas kthimit, të orienton për dokumentet që duhen dorëzuar për njohjen e kredive.

Kriteret dhe hapat për aplikim

Cilat janë kriteret për përfitim të bursës semestrale?

Para se të aplikosh, kontrollo thirrjen e semestrit për dokumentet, afatin dhe kërkesat e universitetit pritës. Kriteret përcaktohen nga universiteti pritës.

  • Jeni student i rregullt në UNI, në nivelin Bachelor ose Master.
  • Keni përfunduar të paktën 5 provime apo 30 kredi ECTS në UNI.
  • Keni notë mesatare prej të paktën 7.5.
  • Keni certifikim të njohjes së gjuhës angleze (B1, B2).
  • Studentët që nuk kanë përfituar më parë mobilitete jashtë vendit kanë përparësi në aplikim.
  • Jeni të motivuar për të përfaqësuar institucionin në mënyrë akademike dhe kulturore.
  • Studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) kanë përparësi në procesin e përzgjedhjes, nëse i plotësojnë kriteret e thirrjes.
Si mund të aplikoj për bursë semestrale?

Ndiqni thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra Ndërkombëtare dhe dorëzoni dokumentet e kërkuara brenda afatit të përcaktuar.

Në cilat universitete mund të studioj?

Mund të zgjidhni nga universitetet partnere të UNI-t, në varësi të programit tuaj të studimit, marrëveshjeve të mobilitetit dhe vendeve të disponueshme. Destinacionet përkatëse publikohen në thirrje.

Cilat dokumente nevojiten për aplikim?

Thirrja përcakton dokumentet e kërkuara. Ato mund të përfshijnë dokumente akademike, dëshmi të gjuhës, dokument identifikimi dhe dokumente të tjera që kërkon universiteti partner.

Ku mund t’i shikoj përvojat e studentëve?

Studentët mund të lexojnë për përvojat e bashkëstudentëve që kanë marrë pjesë në mobilitete ndërkombëtare dhe të mësojnë për studimet dhe jetën jashtë vendit.

Përvojat e studentëve tanë

Një semestër jashtë vendit, përvoja që i sjell me vete.

Wrocław, Poloni
Wrocław, PoloniAlban Krasniqi gjatë semestrit të tij Erasmus+ në Poloni.
Itali
ItaliRinesa gjatë përvojës së saj Erasmus+ në Itali.
Nysa, Poloni
Nysa, PoloniRinesa Iseni gjatë semestrit të saj Erasmus+ në Nysa.
Takime ndërkombëtare
Takime ndërkombëtareStudentë së bashku gjatë përvojës së tyre ndërkombëtare.
Komuniteti ndërkombëtar
Komuniteti ndërkombëtarPërvoja të përbashkëta me bashkëstudentë nga vende të ndryshme.
Lituani
LituaniYllka Cukaj gjatë përvojës së saj në Lithuanian University of Health Sciences.
Miqësi dhe kujtime
Miqësi dhe kujtimeMiqësi të reja dhe kujtime nga jeta studentore jashtë vendit.

Hapat kryesorë

  1. Plotëso aplikimin

    Dërgo aplikimin online dhe ngarko dokumentet e kërkuara.

  2. Përgatit dokumentet

    Përfshi certifikatën e gjuhës, transkriptin dhe formularët e tjerë të nevojshëm.

  3. Nominimi dhe pranimi

    Pas vlerësimit, UNI procedon me nominimin drejt universitetit partner dhe pret konfirmimin.

  4. Fillimi i mobilitetit

    Studenti përgatitet për semestrin jashtë vendit dhe nis studimet në universitetin pritës.

  5. Përfundimi dhe njohja

    Pas përfundimit, kreditë e fituara njihen në përputhje me Learning Agreement dhe procedurat akademike të UNI-t.

Gati për hapin tënd ndërkombëtar?

Bëhu pjesë e rrjetit global të UNI-t dhe përfito nga një përvojë ndërkombëtare përmes programit Erasmus+.

Apliko tani

Na kontaktoni

AdresaRr. Hasan Prishtina 1,1, Konjuh, 14000, Kosovë (near Prishtina Mall)