Thirrjet e hapura

Thirrjet e hapura

Gjej thirrjet për shkëmbime semestrale, mobilitet të stafit, teaching/training weeks dhe mundësi ndërkombëtare të publikuara nga UNI.

Si funksionojnë thirrjet?

Në kuadër të strategjisë së ndërkombëtarizimit, UNI publikon thirrje për shkëmbim studentor, mobilitet të stafit dhe programe afatshkurtra me universitetet partnere në Evropë dhe më gjerë.

Çdo thirrje përmban afatin, universitetin pritës, kriteret, dokumentet e kërkuara dhe mënyrën e aplikimit. Pas mbylljes së afatit, thirrjet mbeten të qasshme si arkivë informuese.

Para se të aplikoni

1

Lexoni kriteret

Kontrolloni nivelin e studimeve, programin, notën mesatare, gjuhën dhe kushtet specifike të universitetit pritës.

2

Përgatitni dokumentet

Mbani gati transkriptën, certifikatën e gjuhës, CV-në, dokumentin e identifikimit dhe dokumentet shtesë të kërkuara në thirrje.

3

Aplikoni brenda afatit

Dorëzoni aplikimin në formularin ose kanalin e publikuar në thirrje dhe ruani konfirmimin e aplikimit.

4

Kontaktoni zyrën

Për paqartësi rreth kritereve, dokumenteve ose destinacionit, kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare para afatit.

Mundësi ndërkombëtare

Thirrjet më të fundit

Shiko lajmet

Këtu shfaqen thirrjet e fundit për shkëmbim studentor, mobilitet të stafit, teaching/training weeks dhe mundësi të tjera me universitetet partnere.

Na kontaktoni

AdresaRr. Hasan Prishtina 1,1, Konjuh, 14000, Kosovë (near Prishtina Mall)