Bachelor

Shkenca Kompjuterike

Transformoni pasionin tuaj për teknologji në një karrierë që ndërton softuer, AI dhe sisteme të sigurta digjitale.

Përmbledhje

UNI – Universum International College, përmes modelit Powered by ASU, kombinon përsosmërinë akademike me perspektivë globale. Programi i Shkencave Kompjuterike ju përgatit për karriera reale në teknologji përmes mësimit praktik në kodim, siguri kibernetike, mendim sistemor dhe inteligjencë artificiale të aplikuar.

Kohëzgjatja3 vite
Kreditet totale180 ECTS
FormatiMe kohë të plotë
GjuhaShqip / Anglisht

Objektivat e programit

  • Ndërton baza të forta në algoritme, struktura të të dhënave, arkitekturë kompjuterike dhe sisteme operative.
  • Zhvillon aftësi të avancuara matematikore dhe analitike për zgjidhjen e problemeve teknike komplekse.
  • Zotëron rrjetet, telekomunikimin dhe konfigurimin e diagnostikimin praktik të sistemeve.
  • Fiton eksperiencë praktike në zhvillim softuerik nga bazat e programimit deri të dorëzimi i projekteve.
  • Zbaton praktika të sigurisë së informacionit dhe mbrojtjes së të dhënave në skenarë reale.
  • Eksploron bazat e AI, machine learning dhe neural networks me vetëdije etike.
  • Forcon aftësitë në databaza, komunikim teknik dhe punë në ekip përmes projekteve të aplikuara.
Kurrikula

Rruga akademike

Viti 1

62 ECTS
Semestri 132 ECTS
  • Programim Web për HCI
    6
  • Teoria e Qarqeve dhe Bazat e Elektronikës
    6
  • Anglisht I
    6
  • Matematikë për Shkenca Kompjuterike 1
    6
  • Çështje Etike në Teknologji
    6
  • Aftësi Studimi
    2
Semestri 230 ECTS
  • Hyrje në Strukturat e të Dhënave
    6
  • Arkitektura e Kompjuterëve
    6
  • Matematikë për Shkenca Kompjuterike 2
    6
  • Hyrje në Programim me Python
    6
  • Anglisht II
    6

Rruga akademike

Viti 2

60 ECTS
Semestri 330 ECTS
  • Algoritme dhe Struktura të të Dhënave
    6
  • Programim i Orientuar në Objekte
    6
  • Hyrje në Rrjetet e Internetit
    6
  • Sisteme Operative
    6
  • Struktura Diskrete
    6
Semestri 430 ECTS
  • Lëndë Laboratorike Programimi 1
    6
  • Sisteme për Menaxhimin e Databazave
    6
  • Inxhinieri Softuerike
    6
  • Rrjete Kompjuterike të Avancuara
    6
  • Zgjedhore (zgjidh 1): Web Dizajn dhe Zhvillim, Sipërmarrje, Anglisht IV (Intermediate), Gjuha Gjermane
    6

Rruga akademike

Viti 3

60 ECTS
Semestri 530 ECTS
  • Programim i Aplikacioneve Web
    6
  • Inteligjencë Artificiale
    6
  • Gjuha Programuese Java
    6
  • Hyrje në Sigurinë e Informacionit
    6
  • Zgjedhore (zgjidh 1): Matematikë e Avancuar, Sisteme të Avancuara të Databazave, Siguri e Aplikacioneve dhe Kriptografi, Menaxhim Projektesh, Anglisht IV (Intermediate), Gjuha Gjermane
    6
Semestri 630 ECTS
  • Metoda Kërkimore
    6
  • Orientim në Karrierë dhe Praktikë
    8
  • Tema e Diplomës
    10
  • Zgjedhore (zgjidh 1): Aplikime të Avancuara të Sigurisë Kibernetike dhe Kriptografisë, Zhvillim i Aplikacioneve Mobile, Lëndë Laboratorike Programimi 2, Multimedia dhe Grafikë, Anglisht V (Advanced), Gjuha Gjermane
    6

Çfarë përfitojnë studentët e UNI-t nga Arizona State University?

Arizona State University është e inkorporuar në përvojën e të gjithë studentëve dhe programeve, duke ofruar:

Kursi "What is Innovation" nga Arizona State University
Master Class nga profesorët e Arizona State University
Mëso gjuhën angleze në Arizona State University
Kurse të gjuhës angleze nga ASU
Përvoja verore në Arizona State University
Shkëmbime globale me ASU
Lëndë globale Signature
Programe afatshkurtra në universitetet partnere të ASU-së
Trajnime dhe punëtori online nga Arizona State University
Lëndë drejtpërdrejt nga Thunderbird School of Global Management
ASU Venture X - Startup
ASU Endstar Game

Rezultatet e të nxënit të programit

Njohuri

  • Kupton dhe zbaton konceptet kryesore në shkencat kompjuterike, përfshirë strukturat e të dhënave, algoritmet dhe organizimin e kompjuterit.
  • Zhvillon aftësi në konceptet matematikore relevante për shkencat kompjuterike.
  • Kupton bazat e rrjeteve kompjuterike dhe telekomunikimit.
  • Kupton parimet e sistemeve operative dhe programimit në nivel sistemi.
  • Kupton parimet e sigurisë së informacionit dhe mbrojtjes së të dhënave.
  • Kupton metodologjitë dhe praktikat e zhvillimit të softuerit.
  • Analizon implikimet etike dhe shoqërore të inteligjencës artificiale.

Aftësi

  • Zbaton konceptet e programimit në projekte reale.
  • Përdor metodologjitë e zhvillimit të softuerit për menaxhim efikas të projekteve.
  • Dizajnon dhe implementon databaza për ruajtje dhe tërheqje të të dhënave.
  • Analizon dhe interpreton të dhëna duke përdorur teknika statistikore dhe të analizës së të dhënave.
  • Konfiguron dhe diagnostikon konfigurime bazike të rrjetit.
  • Mëson dhe zbaton koncepte dhe teknika të AI, përfshirë machine learning dhe neural networks.
  • Trajton dilema etike që lidhen me teknologjinë dhe privatësinë e të dhënave.

Kompetenca

  • Komunikon konceptet teknike në mënyrë efektive si për audienca teknike ashtu edhe jo-teknike.
  • Bashkëpunon në ekipe multidisiplinare për të zgjidhur probleme komplekse.
  • Zhvillon një projekt të thelluar kërkimi dhe prezanton një temë diplomë.

Studime në Evropë me bursë Erasmus+

Kemi marrëveshje me shumë universitete në kontinente të ndryshme që ju të zgjidhni atë që i përshtatet më së miri formimit tuaj.

190partnerë në Evropë dhe Turqi
Harta e universiteteve partnere do të shtohet së shpejti.

Mundësitë në Karriere

  • Punësim në kompani të zhvillimit të softuerit, firma konsulence IT, startup-e dhe korporata globale të teknologjisë.
  • Rrugë karrierë në inteligjencë artificiale, machine learning, shkencë të të dhënave, siguri kibernetike dhe cloud computing.
  • Role në inxhinieri softuerike, zhvillim të aplikacioneve web dhe mobile, arkitekturë sistemesh dhe menaxhim projektesh IT.
  • Mundësi për të punuar si analist i të dhënave, specialist i AI ose ekspert i sigurisë së informacionit, si dhe për të zhvilluar zgjidhje teknologjike inovative ose për të nisur biznesin tuaj digjital.

Programet e ngjashme

Zbuloni programe të tjera në të njëjtin nivel studimi.

Biznes, Teknologji & DizajnBachelor

Siguri Kibernetike

Kohëzgjatja: 3 vite (6 semestra)
Biznes, Teknologji & DizajnBachelor

Dizajn Grafik

Kohëzgjatja: 3 vite (6 semestra)
Biznes, Teknologji & DizajnBachelor

Biznes dhe Menaxhment

Kohëzgjatja: 3 vite (6 semestra)