← Të gjitha njoftimet
Njoftim03 shtator 2026

Konkurs pune: Zyrtar/e Ligjor/e Administrativ/e

Njoftimi

Bazuar në kërkesat e UNI International College SB SH.P.K., Nenit 24, paragrafi 2 të Statutit të UNI International College SB SH.P.K., si dhe Rregullores për Përzgjedhjen e Stafit Administrativ, Këshilli Drejtues i UNI International College SB SH.P.K. shpall konkurs për pozitën:

Zyrtar/e Ligjor/e Administrativ/e

Kriteret e përgjithshme dhe kualifikimet:

  • Diplomë universitare Bachelor në Fakultetin Juridik;
  • Minimum 3 vite përvojë pune në fushën ligjore dhe administrative;
  • Njohuri të mira të legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe procedurave administrative;
  • Përvojë në përgatitjen, shqyrtimin dhe administrimin e kontratave dhe dokumenteve ligjore;
  • Aftësi të mira në hartimin e shkresave, kërkesave, vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze përbëjnë përparësi;
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve të Microsoft Office;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
  • Përgjegjësi, korrektësi, integritet dhe profesionalizëm në punë;
  • Aftësi për të respektuar afatet dhe për të menaxhuar dokumentacionin me konfidencialitet.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV;
  • Diplomë Bachelor/Master;
  • Dy letra reference;
  • Dokumente të tjera përcjellëse.

Mënyra e aplikimit:

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dërgohet në adresën [email protected].

Në subjektin e emailit duhet të specifikohet pozita për të cilën aplikohet.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim: 14 shtator 2026.

UNI International College SB SH.P.K.
Lipjan, Kosovë