← Erasmus Blog
Erasmus Blog16 nëntor 2026

Nga UNI rreth botës: Dorina Osmanaj përjeton Erasmus+ në Gjermani

Nga UNI rreth botës: Dorina Osmanaj përjeton Erasmus+ në Gjermani

Rrëfimi

Një pjesë e rëndësishme e përvojës universitare është mundësia për të mësuar nga ekspertë të fushës dhe për t’u përballur me perspektiva të reja akademike. Përmes programit Erasmus+, studentët e UNI – Universum International College kanë mundësinë të studiojnë në universitete prestigjioze evropiane dhe të përfitojnë nga përvoja akademike në një mjedis ndërkombëtar.

Këtë mundësi e shfrytëzoi edhe Dorina Osmanaj, studente e Computer Science në UNI, e cila përmes programit Erasmus+ qëndroi në University of Hildesheim në Gjermani.

Gjatë semestrit të saj në Gjermani, Dorina pati mundësinë të studiojë në një universitet prestigjioz dhe të ndjekë ligjërata nga profesorë me përvojë të gjerë në fushat e tyre. Për të, kjo ishte një mundësi e veçantë për të zgjeruar njohuritë dhe për të përjetuar nga afër një standard tjetër akademik.

Fotografi nga rrëfimi Erasmus+ i Dorina Osmanaj
“Një nga gjërat më të veçanta të Erasmus+ ishte mundësia për të studiuar në një universitet prestigjioz dhe për të ndjekur ligjërata nga profesorë që janë ndër më të mirët në fushat e tyre. Të mësosh drejtpërdrejt nga njerëz me kaq shumë përvojë ishte një mundësi që më ndihmoi të zgjeroj njohuritë e mia dhe të shoh studimet nga një perspektivë tjetër.”

Përveç përvojës akademike, qëndrimi në Gjermani i dha Dorinës mundësinë të përshtatej me një ambient të ri universitar dhe të përjetonte një kulturë të ndryshme. Kontakti me një sistem të ri arsimor dhe me studentë nga vende të ndryshme e pasuroi edhe më tej përvojën e saj.

Fotografi nga rrëfimi Erasmus+ i Dorina Osmanaj

Për Dorinën, Erasmus+ ishte një mundësi për të sfiduar veten akademikisht dhe për të mësuar nga profesorë dhe profesionistë me përvojë të jashtëzakonshme. Ajo e përshkruan këtë periudhë si një hap të rëndësishëm në zhvillimin e saj si studente e Computer Science.

Përmes programeve të mobilitetit ndërkombëtar, UNI – një institucion i fuqizuar nga Arizona State University, u ofron studentëve mundësinë të përfitojnë nga përvoja akademike në universitete të ndryshme evropiane dhe të ndërtojnë një perspektivë më të gjerë për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.