Studentët ndërkombëtarë në UNI
Studio në UNI–Universum International College, fuqizuar nga Arizona State University, dhe ndërto të ardhmen tënde me Edukim Amerikan në Kosovë, me kosto të përballueshme.
Pse të studioni në Kosovë?
- Vendi më i sigurt në Evropë
- Jetesë e përballueshme
- Ambient miqësor për studentë
- Qasje e lehtë për udhëtim në Evropë
Çfarë përfitojnë studentët e UNI-t nga Arizona State University?
Arizona State University është e inkorporuar në përvojën e të gjithë studentëve dhe programeve, duke ofruar:
Afatet dhe datat kryesore
Certifikimi i gjuhës angleze
Aplikantët duhet të dëshmojnë njohuritë e gjuhës angleze përmes rezultateve të TOEFL ose IELTS, ose duke arritur Nivelin A2 në Anglia Examination.
Nëse zgjidhni Anglia Examination – Niveli A2, UNI ju ofron testimin dhe mbështetje të plotë gjatë procesit të regjistrimit. Për më shumë informata, vizitoni: angliaacademy.com
Kursi përgatitor i gjuhës angleze
UNI – Universum International College, në partneritet me Arizona State University, ofron një program njëvjeçar të gjuhës angleze për studentët që nuk i plotësojnë kriteret e pranimit. Programi fokusohet në zhvillimin e aftësive në të folur, lexim, shkrim dhe dëgjim, dhe përfshin 8 orë mësimi në kampus çdo javë, të kombinuara me module online.
- Basic Foundations (A1)
- Basic Language Skills (A2)
- Intermediate Foundations (B1)
Secili nivel përbëhet nga 8 module javore. Përfundimi i programit deri në nivelin B1 i plotëson kriteret e pranimit në UNI, ndërsa studentët pajisen me certifikim nga Arizona State University.
Kostoja e programit: EUR 2200 për të gjitha nivelet e programit.
📧 [email protected]Kontakto zyrën
Agjencitë e autorizuara për rekrutimin e studentëve
Aplikuesit në UNI inkurajohen të kontaktojnë agjencitë tona të autorizuara në vendin e tyre. Këto agjenci ofrojnë mbështetje dhe udhëzim gjatë gjithë procesit të aplikimit, duke siguruar që të gjitha procedurat lokale të përfundojnë saktë dhe me kohë.




