Nisni diplomën tuaj bachelor sot - arsim amerikan i përballueshëm në Kosovë në UNI - Universum International College i Fuqizuar nga Arizona State University®, i krijuar për t'ju përgatitur për një karrierë globale.
Regjistrimet për studentët e vitit të parë
Kriteret e pranimit
Dokumentet e kërkuara
- Diploma e shkollës së mesme
- Transkriptet dhe certifikata e Maturës
- Certifikata e lindjes
- Letërnjoftim i vlefshëm
Njohja e anglishtes
Nëse zgjidhni të studioni në programe në gjuhën angleze, duhet të dëshmoni të paktën nivelin B1 përmes certifikimeve si Anglia Examinations, TOEFL ose IELTS.
Provimi pranues
Kërkohet vetëm për programet e kujdesit shëndetësor.
- Afati i parë: 15 Korrik
- Afati i dytë: 5 Shtator
Hapat e pranimit
Zgjidh programin tënd
Krahasoni programet dhe planet e studimit për të zgjedhur atë që përputhet me qëllimet tuaja.
Kontrollo kërkesat
Rishikoni diplomat e kërkuara, njohjen e gjuhës dhe të gjitha dokumentet mbështetëse.
Apliko me formularin e asistuar
Plotësoni formularin kryesor dhe admissions ju udhëzon për dokumentet dhe fazat e radhës.
Konfirmo regjistrimin dhe pagesën
Merrni vendimin e pranimit, konfirmoni vendin tuaj dhe finalizoni pagesën për të siguruar vendin.
Apliko
Plotesoni formularin e asistuar dhe vazhdoni me ekipin e aplikimit per dokumentet, regjistrimin dhe pagesen.
Pyetje të shpeshta
Sa zgjat procesi i vendimit?
Zakonisht 2–4 ditë pasi dosja juaj e aplikimit është e plotë.
A mund të aplikoj pa test të anglishtes?
Po. Gjuha angleze kërkohet vetëm nëse zgjidhni të studioni në programe në gjuhën angleze. Ne ofrojmë certifikim ndërkombëtar të anglishtes përmes Anglia Examinations në kampus dhe ju japim mbështetje të plotë për ta dhënë provimin.
A ka tarifë aplikimi?
Tarifa e aplikimit zbatohet vetëm për studentët ndërkombëtarë.
A mund të ndërroj program pas aplikimit?
Po, para vendimit përfundimtar mund të kërkoni ndryshim të preferencës së programit, ose pas semestrit të parë mund të bëni transfer të brendshëm përmes Sistemit të Menaxhimit të Studentëve (UMS).


