← Të gjitha lajmet
Lajm01 tetor 2026

Thirrje për aplikim për bursa semestrale Erasmus+ në Romanian-American University, Rumani – pranverë 2027

Thirrje për aplikim për bursa semestrale Erasmus+ në Romanian-American University, Rumani – pranverë 2027

Artikulli

Të dashur studentë,

Universum International College (#UNI), i fuqizuar nga Arizona State University dhe i renditur si institucioni nr. 1 në Ballkanin Perëndimor, ka kënaqësinë t'ju njoftojë për mundësinë e përfitimit të bursave semestrale për studime në Romanian-American University, Rumani, për semestrin pranveror 2027.

#UNI numëron mbi 221 universitete partnere dhe ofron mundësi shkëmbimi në 26 shtete të Evropës dhe në Turqi, duke u ofruar studentëve mundësi të vlefshme për zhvillim akademik dhe përvojë ndërkombëtare.

Bursat janë të hapura për të gjithë studentët e #UNI, në të gjitha kampuset dhe drejtimet e studimit, në nivelin Bachelor dhe Master.

Informata mbi shkëmbimin

  • Universiteti pritës: Romanian-American University, Rumani
  • Periudha e studimeve: Semestri pranveror 2027
  • Kohëzgjatja e bursës: 1 semestër (5 muaj)
  • Kompensimi mujor: 800–900 euro
  • Kompensimi për transport vajtje-ardhje: 309–395 euro
  • Afati për aplikim: 1 tetor

Kriteret e nevojshme për aplikim

Për t'u kualifikuar për këtë mundësi shkëmbimi, studentët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të jenë studentë të rregullt në #UNI, në nivelin Bachelor ose Master.
  • Të kenë përfunduar të paktën një semestër studimesh, përkatësisht 5 provime ose 30 kredi ECTS.
  • Të kenë notë mesatare prej së paku 7.5.
  • Të posedojnë certifikim të njohjes së gjuhës angleze në nivelin B1 ose B2.
  • Të jenë të motivuar për të përfaqësuar institucionin në mënyrë akademike dhe kulturore.
  • Të tregojnë interesim për pjesëmarrje aktive në aktivitete dhe organizime të ndryshme në UNI.

Përparësi në procesin e përzgjedhjes do të kenë

  • Studentët që nuk kanë përfituar më parë nga programet e mobilitetit ndërkombëtar.
  • Studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities), nëse i plotësojnë kriteret e thirrjes.

Apliko për bursa semestrale