Thirrje për aplikim për bursa semestrale Erasmus+ në Bolu Abant Izzet Baysal University, Turqi – pranverë 2027
Artikulli
Të dashur studentë,
Universum International College (#UNI), i fuqizuar nga Arizona State University dhe i renditur si institucioni nr. 1 në Ballkanin Perëndimor, ka kënaqësinë t'ju njoftojë për mundësinë e përfitimit të bursave semestrale për studime në Bolu Abant Izzet Baysal University, Turqi, për semestrin pranveror 2027.
#UNI numëron mbi 221 universitete partnere dhe ofron mundësi shkëmbimi në 26 shtete të Evropës dhe në Turqi, duke u ofruar studentëve mundësi të vlefshme për zhvillim akademik dhe përvojë ndërkombëtare.
Bursat janë të hapura për të gjithë studentët e #UNI, në të gjitha kampuset dhe drejtimet e studimit, në nivelin Bachelor dhe Master.
Informata mbi shkëmbimin
- Universiteti pritës: Bolu Abant Izzet Baysal University, Turqi
- Periudha e studimeve: Semestri pranveror 2027
- Kohëzgjatja e bursës: 1 semestër (5 muaj)
- Kompensimi mujor: 800–900 euro
- Kompensimi për transport vajtje-ardhje: 309–395 euro
- Afati për aplikim: 20 tetor
Kriteret e nevojshme për aplikim
Për t'u kualifikuar për këtë mundësi shkëmbimi, studentët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të jenë studentë të rregullt në #UNI, në nivelin Bachelor ose Master.
- Të kenë përfunduar të paktën një semestër studimesh, përkatësisht 5 provime ose 30 kredi ECTS.
- Të kenë notë mesatare prej së paku 7.5.
- Të posedojnë certifikim të njohjes së gjuhës angleze në nivelin B1 ose B2.
- Të jenë të motivuar për të përfaqësuar institucionin në mënyrë akademike dhe kulturore.
- Të tregojnë interesim për pjesëmarrje aktive në aktivitete dhe organizime të ndryshme në UNI.
Përparësi në procesin e përzgjedhjes do të kenë
- Studentët që nuk kanë përfituar më parë nga programet e mobilitetit ndërkombëtar.
- Studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities), nëse i plotësojnë kriteret e thirrjes.

