← Te gjitha lajmet
Lajm06 maj 2026

Studentët e UNI – Universum International College përfaqësojnë Kosovën në sfidën globale të Inteligjencës Artificiale në Arizona State University

Studentët e UNI – Universum International College përfaqësojnë Kosovën në sfidën globale të Inteligjencës Artificiale në Arizona State University

Artikulli

Studentët e UNI – Universum International College po hyjnë në skenën ndërkombëtare të inovacionit në Inteligjencën Artificiale, duke u bërë pjesë e Cintana Alliance Artificial Intelligence (AI) Challenge 2026 në partneritet me Arizona State University. 🌍

Ky kompeticion global bashkon studentë nga universitete prestigjioze për të zhvilluar zgjidhje reale me ndikim ndërkombëtar, ndërsa projektet më të mira do të prezantohen në ACE 2026 në Tempe, Arizona.

Përmes kësaj mundësie unike, studentët e UNI do të:

  • ✨ zhvillojnë projekte inovative në AI
  • 🤝 bashkëpunojnë me ekipe ndërkombëtare
  • 🎓 përfaqësojnë Kosovën në një platformë prestigjioze globale

Kjo pjesëmarrje konfirmon edhe një herë rolin e UNI si një nga institucionet më dinamike në rajon, duke u ofruar studentëve edukim amerikan, certifikime ndërkombëtare dhe mundësi reale për karrierë globale në teknologji. 🔥

📌 Apliko tani: https://universum-ks.org/kerko-info/

📧 Email: [email protected]

📱 Viber & WhatsApp: +383 44 144 062