← Te gjitha lajmet
Lajm06 maj 2026

Evropa në një javë: Panairi më i madh i studimeve në UNI-Universum International College powered by Arizona State University

Evropa në një javë: Panairi më i madh i studimeve në UNI-Universum International College powered by Arizona State University

Artikulli

Në UNI – Universum International College, powered by Arizona State University, është duke u zhvilluar Panairi Studime Jashtë Vendit, ku 36 universitete nga vende të ndryshme të Evropës po qëndrojnë në Kosovë për të ndarë përvojën dhe ekspertizën e tyre me studentët dhe stafin akademik 🌍🎓

Ky panair hap dyer konkrete për studentët drejt studimeve në 3+ kontinente, me 805+ bursa çdo vit, ndërsa deri më tani kanë përfituar 2,852+ studentë nga programet ndërkombëtare të mobilitetit. Aktualisht, 11% e studentëve të UNI-Universumit kanë studiuar jashtë vendit përmes bursave ndërkombëtare nga UNI-Universum International College.

UNI është institucioni #1 për ndërkombëtarizim në Ballkanin Perëndimor, me 221+ universitete partnere globale, me akreditim direkt nga Komisioni Evropian ECHE – Erasmus+ Charter for Higher Education, si dhe përfitues i 48% të fondeve Erasmus+ në Kosovë për mobilitet studentor dhe staf akademik.

Studentët kanë mundësi të përfitojnë edhe nga programet Double Degree me universitete prestigjioze ndërkombëtare si:

  • Arizona State University (SHBA)
  • Ludwigshafen University (Gjermani)
  • Kajaani University (Finlandë)
  • University of Northampton (Mbretëria e Bashkuar)

Përmes këtij rrjeti global, studentët mund të studiojnë në 10+ shtete jashtë Evropës, ndërsa bashkëpunimet përfshijnë edhe 6 nga 12 universitetet më të vjetra në botë, të fuqizuara nga Global Network i Arizona State University, një nga universitetet më inovative në SHBA.

Ky organizim konfirmon suksesin e UNI – Universum International College, powered by Arizona State University si institucioni #1 në Ballkanin Perëndimor për ndërkombëtarizim, duke ofruar mundësi studimi në Evropë për çdo student.

Kërkoni informata për të mësuar se si mund ta transformoni të ardhmen tuaj në një kampus global.

📌 Apliko tani: https://universum-ks.org/kerko-info/

📧 Email: [email protected]

📱 Viber & WhatsApp: +383 44 144 062 🚀