← Te gjitha lajmet
Lajm28 prill 2026

Thirrje për aplikim: Mobilitet i stafit në IES Alfonso VIII, Cuenca, Spanjë

Thirrje për aplikim: Mobilitet i stafit në IES Alfonso VIII, Cuenca, Spanjë

Artikulli

UNI-Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet të stafit akademik dhe administrativ në kuadër të një International Staff Week të organizuar nga IES Alfonso VIII. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit Erasmus+ dhe strategjisë institucionale për ndërkombëtarizim.

Detajet e Mobilitetit

  • Lloji i mobilitetit: Staff Training (STT)
  • Aktiviteti: International Staff Week - Artificial Intelligence
  • Periudha: 25-29 maj 2026
  • Kohëzgjatja: 5 ditë pune, sipas rregullave të Erasmus+
  • Destinacioni: Cuenca, Spanjë

Mbështetja financiare

Mobiliteti mbështetet me bursë ditore dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas rregullave dhe kushteve të programit Erasmus+.

Kriteret e Përzgjedhjes

Aplikuesi/ja duhet të:

  • Jetë pjesë e stafit akademik ose administrativ të Universum International College;
  • Ketë interes në ndërkombëtarizim dhe zhvillim profesional;
  • Ketë interes në fushën e Inteligjencës Artificiale;
  • Zotërojë gjuhën angleze, minimumi niveli B1;
  • Jetë i/e motivuar për përfaqësim dinjitoz të institucionit.

Përparësi kanë

  • Stafi që nuk ka përfituar më parë mobilitet Erasmus+;
  • Stafi i angazhuar në projekte dhe bashkëpunime ndërkombëtare;
  • Aplikimet që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Si të aplikoni?

Aplikimi bëhet online duke klikuar [KËTU], duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar.

Dokumentet e kërkuara

  • CV në gjuhën angleze;
  • Motivation Letter;
  • Training Plan, nëse kërkohet.

Afati i fundit për aplikim: 25 prill 2026

Për çdo informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare.

Suksese në aplikim!