← Te gjitha lajmet
Lajm01 qershor 2026

Thirrje për aplikim: Mobilitet i stafit Erasmus+ STW në University of Granada, Spanjë

Thirrje për aplikim: Mobilitet i stafit Erasmus+ STW në University of Granada, Spanjë

Artikulli

Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet të stafit akademik dhe administrativ në kuadër të International Staff Week (STW): Intercultural Competences for International Mobility, organizuar nga University of Granada.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të programit Erasmus+ dhe mbështet strategjinë institucionale për ndërkombëtarizim, zhvillim profesional dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Detajet e Mobilitetit

  • Lloji i mobilitetit: Staff Training (STT)
  • Aktiviteti: STW: Intercultural Competences for International Mobility
  • Periudha: 6-10 korrik 2026
  • Kohëzgjatja: 5 ditë pune, në përputhje me rregullat e Erasmus+
  • Destinacioni: Granada, Spain

Kriteret e Përzgjedhjes

Aplikuesi/ja duhet të:

  • Jetë pjesë e stafit akademik ose administrativ të Universum International College;
  • Ketë interes për ndërkombëtarizim dhe zhvillim profesional;
  • Ketë interes në fushën e Inteligjencës Artificiale;
  • Zotërojë gjuhën angleze, minimumi niveli B1;
  • Jetë i/e motivuar për përfaqësim dinjitoz të institucionit.

Përparësi do të kenë

  • Stafi që nuk ka përfituar më parë nga mobilitetet Erasmus+;
  • Stafi i angazhuar në projekte dhe bashkëpunime ndërkombëtare;
  • Aplikimet që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Si të aplikoni?

Aplikimi bëhet online duke plotësuar formularin përkatës dhe duke bashkëngjitur dokumentet e mëposhtme.

Dokumentet e kërkuara

  • CV në gjuhën angleze;
  • Letër motivimi (Motivation Letter);
  • Training Plan, nëse kërkohet.

Afati i fundit për aplikim: 25 maj 2026

Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare.

Ju urojmë suksese në aplikim!