Studentët ndërkombëtarë në UNI

Studio një semestër në UNI!

UNI mirëpret studentë incoming për shkëmbim semestral Erasmus+ me mbështetje për aplikim, akomodim, arritje dhe jetën akademike në Kosovë.

Mobilitet incoming në UNI

UNI-Universum International College, fuqizuar nga Arizona State University, ofron mundësi akademike dhe kulturore për studentët ndërkombëtarë që vijnë për një semestër shkëmbimi përmes Erasmus+. Çdo vit, UNI mirëpret mbi 120 studentë nga vende të ndryshme evropiane për të studiuar, bashkëpunuar dhe përjetuar jetën studentore në Kosovë.

Kjo faqe bashkon udhëzimet kryesore për aplikim, dokumente, afate, viza, akomodim, arritje në Kosovë dhe jetesë mujore, në mënyrë që studentët e nominuar dhe zyrat ndërkombëtare partnere të kenë një pikë të qartë reference.

Procesi i shkëmbimit incoming

1

Nominimi

Studenti aplikon fillimisht në institucionin dërgues, i cili e procedon nominimin zyrtar te UNI.

2

Aplikimi

Pas nominimit, UNI kontakton studentin dhe dërgon detajet e aplikimit dhe dokumentet e kërkuara.

3

Dokumentet

Studenti përgatit pasaportën, transkriptën, certifikatën e anglishtes dhe Learning Agreement.

4

Arritja

Zyra Ndërkombëtare ndihmon me orientimin, akomodimin, arritjen në kampus dhe lejeqëndrimin kur kërkohet.

Udhëzues për aplikim dhe arritje

Cilat dokumente nevojiten për aplikim?
  • Aplikimi online
  • Kopje e pasaportës
  • Transkripta e notave
  • Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze
  • Learning Agreement
Cilat janë afatet për shkëmbim semestral?
  • Semestri dimër: nominimet deri më 30 qershor; aplikimi deri më 10 korrik.
  • Semestri pranverë: nominimi deri më 15 dhjetor; aplikimi deri më 30 dhjetor.
A kam nevojë për vizë ose leje qëndrimi?

Kërkesat për vizë varen nga shteti i origjinës. Aplikimi për vizë bëhet në konsullatën më të afërt të Kosovës, ndërsa Zyra Ndërkombëtare ofron dokumentet mbështetëse për aplikim.

Nëse qëndrimi zgjat më shumë se 90 ditë, studentët Erasmus duhet të aplikojnë për leje qëndrimi pas arritjes në Kosovë.

Si funksionon akomodimi?

UNI nuk ofron akomodim në kampus. Studentët këshillohen të kërkojnë akomodim në Prishtinë me ndihmën e Zyrës Ndërkombëtare.

  • Kostoja mujore zakonisht varion nga EUR 150 deri në EUR 350.
  • Çmimi varet nga madhësia, lokacioni dhe kushtet e banesës.
Si arrij në Kosovë dhe në kampus?
  • Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (PRN) është rreth 17 km nga qendra e qytetit.
  • Studentët mund të udhëtojnë edhe përmes Shkupit (rreth 2 orë) ose Tiranës (rreth 4 orë).
  • Autobusët ndërqytetarë dhe ndërkombëtarë janë të shpeshtë dhe ekonomikë.
  • Transporti nga Rrethrrotullimi i Flamurit deri në kampus ofrohet direkt për UNI.
Çfarë buxheti duhet të planifikoj?
  • Autobusët publikë kushtojnë rreth EUR 0.50 për udhëtim; bileta ditore rreth EUR 0.80.
  • Një vakt për dy persona në një restorant lokal me çmime mesatare është rreth EUR 20.
  • Për një jetë të thjeshtë studentore, planifikoni rreth EUR 500 ose më pak në muaj.

Arsyet për të studiuar në Kosovë

Kulturë moderne dhe tradicionale

Shteti i dytë më i ri në botë

Atraksione të shumta

Mikpritje e ngrohtë

Popullatë e re

Kuzhinë e pasur

Na kontaktoni

AdresaRr. Hasan Prishtina 1,1, Konjuh, 14000, Kosovë (near Prishtina Mall)