Trajnimi i ASU per stafin akademik
Trajnim online nga ASU per stafin akademik te UNI-t, me fokus ne zhvillimin e aftesive profesionale dhe teknike me certifikim direkt nga ASU.
Trajnimet per stafin akademik nga Arizona State University
UNI-Universum International College ofron trajnime per stafin akademik ne bashkepunim me Arizona State University. Trajnimet mbahen online ne platformen e Arizona State University dhe iu mundesojne stafit zhvillimin e aftesive profesionale dhe teknike te karrieres. Pas perfundimit me sukses te trajnimeve, stafi certifikohet direkt nga Arizona State University.
Trajnimet e ofruara per UNI - Universum International College gjinden ne platformen e Arizona State University dhe paraqesin mundesi per stafin qe te avancohen ne fushen e re te shfrytezimit te Inteligjences Artificiale (AI).

Teaching and Learning with Generative AI
Ky trajnim i pajis edukatoret me njohurite dhe aftesite per te integruar inteligjencen artificiale ne arsimin e larte. Ai prezanton konceptet dhe sfidat kryesore, nderton aftesi praktike ne perdorimin e mjeteve te AI dhe fokusohet ne aplikimin e AI gjenerative ne mesimdhenie per te rritur angazhimin dhe rezultatet e te nxenit.

AI Foundations
Trajnimi ne inxhineri nga Arizona State University ofron nje mundesi unike te kuptojme boten e ChatGPT dhe modeleve te tjera (Large Language Model - LLMs) te Inteligjences Artificiale - AI. Trajnimi i pajis stafin me aftesite e nevojshme per te perdorur ChatGPT ne menyre efektive.

AI Foundations: Scripting ChatGPT with Python
Trajnimi "AI Foundations: Scripting ChatGPT with Python" i ofruar nga Arizona State University per stafin e UNI-Universum International College mbahet online dhe iu meson perdorimin e versionit me te fundit te ChatGPT 4.0, perfshin dhe skriptimin/kodimin ne Python.

Introduction to the Use of Artificial Intelligence in Higher Education
Ky trajnim shqyrton ndikimin e inteligjences artificiale, analizon mjetet dhe rekomandimet e eksperteve per menyren e perdorimit te AI dhe ofron shembuj konkrete te aktiviteteve te kryera tashme nga profesoret e universiteteve te Amerikes. Videot e trajnimit jane te krijuara me nje avatar te zhvilluar nga AI.









