Kthehu te Powered by ASU

Hulumtimet e përbashkëta me rrjetin e universiteteve partnere të Arizona State University

Hulumtimi i përbashkët me universitetet partnere të ASU-së e ndihmon stafin akademik të UNI-t ta zgjerojë kapacitetin hulumtues përmes projekteve ndërkombëtare, publikimeve me ndikim të lartë, patenteve dhe fondeve të jashtme.

Hulumtimet e përbashkëta me rrjetin e universiteteve partnere

Si rezultat i bashkëpunimit me Arizona State University, stafi akademik i UNI - Universum International College zhvillon hulumtime të përbashkëta me profesorë nga rrjeti i universiteteve partnere. Përmes ekspertizës dhe mbështetjes së tyre, Arizona State University e ndihmon UNI - Universum International College të rrisë kapacitetin hulumtues përmes projekteve ndërkombëtare, publikimeve me ndikim të lartë, patenteve dhe fondeve të jashtme.

Po ashtu, Arizona State University ndihmon në zhvillimin e strategjive efektive të hulumtimit, identifikimin e fushave për hulumtim të përbashkët, lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimeve hulumtuese, si dhe në sigurimin e fondeve të jashtme për hulumtim.

Hulumtimet e stafit te UNI - Universum International College

Projekt hulumtues mbi arsimin dhe integrimin e komuniteteve migrante

Roli i arsimit ne integrimin e komuniteteve migrante te Kosoves dhe El Salvadorit ne Evrope: arsimi online ne fokus

Ky projekt u realizua nga Ass. Prof. Valon Murati nga UNI - Universum International College ne bashkepunim me Prof. Cristina del Carmen Estrada Albeno nga Francisco Gavidia University ne El Salvador. Ai hulumton se si arsimi, sidomos arsimi online, mund te luaje rol kyc ne integrimin e komuniteteve migrante nga Kosova dhe El Salvadori ne Evrope.
Projekt hulumtues mbi mjetet e permiresuara te mesimit digjital

Mjete te permiresuara te mesimit digjital: perdorimi i hartave konceptuale interaktive dhe kuizeve te gjeneruara automatikisht per te permiresuar perceptimin e studenteve ndaj materialit mesimor

Ky projekt u realizua nga Prof. Besart Prebreza dhe Prof. Rezat Prebreza nga UNI - Universum International College ne bashkepunim me Prof. Sergiy Tytenko nga American University of Kyiv ne Ukraine. Hulumtimi fokusohet ne krijimin e mjeteve digjitale dhe vizualizimin e informacionit permes hartave konceptuale dhe grafeve te dijes per te permiresuar procesin e mesimit dhe rezultatet e te nxenit.