Kthehu te Powered by ASU

ASU Cintana Conference (Konferenca ne Arizona State University)

Nje shkembim i pervitshem per udheheqje dhe zhvillim akademik i organizuar nga Arizona State University dhe Cintana Education.

Konferenca vjetore 2024 ne Arizona State University

Dekani i UNI-Universum International College Prof. Stephan Keck, ishte pjese e konferences Arizona Cintana Experience (ACE) te organizuar nga Arizona State University dhe Cintana Education ne Tempe, Arizona.

Dekani i UNI u takua direkt me drejtuesit e ASU-se ku diskutuan per zbatimin e partneritetit ne menyre efektive per te maksimizuar perfitimet per studentet tane.

Studentet tane kane qasje ne kurrikulen e ASU-se, po ndjekin lende se bashku me studentet e Arizona State University, kane mundesine per diplome te dyfishte, mundesi studimi jashte vendit dhe nje mori perfitimesh te tjera te dizajnuara per te pasuruar udhetimin e tyre akademik dhe pervojen studentore.

Konferenca vjetore 2023 ne Arizona State University

Konferenca vjetore e Arizona State University eshte nje ngjarje ku marrin pjese te gjitha universitetet partnere nga rrjeti i Arizona State University. Konferenca zhvillohet nje here ne vit si konference treditore, ku stafi akademik dhe drejtuesit administrative kane mundesine te vizitojne Arizonen, te mesojne nga praktikat me te mira te Arizona State University dhe te rrjetezohen me pjesemarresit e universiteteve partnere.

Ky program eshte shume interaktiv, duke u fokusuar ne ndertimin e marredhenieve dhe ndarjen e praktikave me te mira ne mes kolegeve. Permes tij, stafi i UNI - Universum International College ka mundesi te vizitoje kampuset dhe shkollat e Arizona State University, duke perfshire Biodesign Institute, School of Earth and Space Exploration, Dreamscape, hapesirat inxhinierike te ASU-se, SkySong, the EdPlus Online Division dhe Global Futures.

Video nga konferenca