← All news
NewsSeptember 20, 2023

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në "Valencia Polytechnic University" në Spanjë, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ KA171

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në "Valencia Polytechnic University" në Spanjë, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ KA171

Article

Ftojmë studentet e nivelit Bachelor ne drejtimet Biznes dhe Menaxhment dhe Shkenca Kompjuterike dhe Master ne te gjitha drejtimet, në të gjitha kampuset e UNI- Universum të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Informata mbi shkëmbimin

  • Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri dimeror/ pranveror
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 850 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
  • Nota mesatare të paktën 7.5

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B2 ose C1
  • Transkripta e notave në Gjuhë Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  • CV në Gjuhë Angleze
  • Letër Motivimi në Gjuhë Angleze

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku:  https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Të gjitha informatat e detajuara rreth aplikimit, procedurave, përvojave të studentëve, kliko KETU (obligative).

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 10 SHTATOR!

Për çdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare.Është kenaqesi e jona të ju ndihmojme ne transformim të jetës përmes studimeve jashtë vendit.

#TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar

Na ndiqni ne Facebook Instagram

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në "Valencia Polytechnic University" në Spanjë, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ KA171 | UNI