← All news
NewsDecember 02, 2022

Sa po arrijnë studentët të jenë të suksesshëm pas studimeve?

Sa po arrijnë studentët të jenë të suksesshëm pas studimeve?

Article

Në kuadër të Kolegjit Universum, operon Zyra e Karrierës e cila ka qëllim kryesor ofrimin e mundësive të ndryshme për zhvillim profesional edhe për studentet që tashmë kanë diplomuar.

Kjo zyre është duke hartuar planin strategjik për vitin e ri akademik dhe duke planifikuar të ofrojë programe, shërbime e burime të ndryshme të cilat do të inkurajonin dhe ndihmonin studentët në aspektin e planifikimit të karrierës, edukimit eksperimental, ndjekjes së mundësive arsimore, po ashtu edhe arritjen e punës së dëshiruar.

Çdo vit, Zyra e Karrierës në Kolegjin Universum zhvillon një hulumtim mbi punësueshmërinë e të diplomuarve të tyre. Hulumtimi më i fundit i organizuar për suksesin e studentëve të vitit akademik 2013/2014 dhe 2014/2015 bazohet nga statistikat e 200 përgjigjeve të marrura nga studentët e diplomuar të të trija kampuseve të tij: në PrishtinëFerizaj dhe Gjakovë.

Në pjesën e vazhdimit të studimeve, 79.8% e studentëve pas studimeve Bachelor vazhduan studimet e tyre kurse 20.2% nuk kanë vazhduar më studimet e tyre.

Sa i përket punësueshmërisë, 67.6% e studentëve aktualisht janë të punësuar që është rreth 25% më e lartë se mesatarja kombëtare. 85.4% janë punësuar gjatë studimeve të tyre, ndërsa 14.6% e tyre gjetën një punë pas diplomimit, ku 34.6% e tyre gjetën punë tre muaj pas diplomimit ndërsa 65.4% e tyre u punësuan pas 12 muajsh të diplomimit. Paga Neto Mesatare e të diplomuarve është 375 €.

Në pjesën e vetëpunësimit (zhvillimin e ndërmarrësisë), 19.8% e të diplomuarve krijuan kompanitë e tyre. 34.5% janë të fokusuar në shitje, 13.8 n犀利士
ë sigurime dhe 10.3% në prodhimit, ku 13% e tyre kanë kompani me më shumë se 30 punonjës, ndërsa përqindja më e lartë kanë kompani me maksimum 10 punonjës.

Studentët e diplomuar treguan se aftësitë kryesore që i kanë ndihmuar ata të gjejnë një punë, aftësi këto të fituara gjatë studimeve kryesore janë aftësia për punë ekipore me (65%), mendimi kritik me (45%) dhe aftësitë e komunikimit (35%).

Këto rezultate janë si rrjedhojë e bashkëpunimeve të shumta vendore dhe ndërkombëtare që ky institucion i arsimit të lartë në Kosovë po realizon me kompani të ndryshme, të cilat studentëve po u krijojnë mundësi për kryejen e punëve praktike dhe për punësim, e gjithë kjo falë rrjetëzimit të krijuar.

Për të mësuar më shumë rreth këtij hulumtimi, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062.