← All news
NewsDecember 01, 2023

Bëhuni një nga studentët përfitues të bursës së plotë në Poloni | APLIKO TANI

Bëhuni një nga studentët përfitues të bursës së plotë në Poloni | APLIKO TANI

Article

UNI– Universum International College hap thirrjen për aplikim për shkëmbim studentor në “Wroclaw University of Science and Technology” në Poloni ne kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ KA171. Ftojmë studentët e Shkenca Kompjuterike dhe Biznes Menaxhment në Bachelor dhe  Master në të gjitha kampuset e UNI– Universum të aplikojnë për shkëmbim semestral. Informata mbi shkëmbimin:

  • Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri pranveror
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 800 euro
  • Shpenzimet e transportit vajtje – ardhje: 275 euro


Kriteret e nevojshme për aplikim:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në UNI
  • Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në UNI
  • Nota mesatare të paktën 7.5

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1 ose B2
  • Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi
Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Të gjitha informatat e detajuara rreth aplikimit, procedurave, përvojave të studentëve, kliko KETU (obligative).

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga UNI– Universum International College.

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 30 NENTOR!

Për çdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare. Është kënaqësi e jona të ju ndihmojmë në transformim të jetës përmes studimeve jashtë vendit.

#TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar #EmpoweringKosova

Na ndiqni në Facebook Instagram

Bëhuni një nga studentët përfitues të bursës së plotë në Poloni | APLIKO TANI | UNI