fbpx

ZYRA NDËRKOMBËTARE NË KOLEGJIN UNIVERSUM

Projektet Erasmus+

Kolegji Universum ka 78 marrëveshje shkëmbimi (Credit Mobility – KA1) dhe momentalisht menaxhon 5 projekte për ngritjen e kapaciteteve (Cpacity Buidling – KA2) në fushën e arsimit të lartë, ndersa deri me tani ka qenë pjesë 8 projekteve per ngritje te kapaciteteve KA2.  Institucioni ynë ka më shumë projekte KA1 dhe KA2 sesa shumica e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë të kombinuara së bashku.

Ndërkombëtarizimi i universitetit tonë mbetet një nga prioritetet tona akademike dhe profesionale. Si pjesë e politikës sonë ne vazhdimisht i përditësojmë strategjitë tona të ndërkombëtarizimit me qëllim që të optimizohen mekanizmat që lehtësojnë shkëmbimet profesionale në mes të stafit dhe studentëve. Prandaj, ne gjithmonë jemi në kërkim të bashkëpunimeve me institucione përkatëse në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Kolegji Universum njihet si institucioni më i ndërkombtarizuar në Kosovë. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të studentëve dhe stafit të cilët kanë fituar përvojë ndërkombëtare duke marrë pjesë në aktivitete shkëmbimi, projekte si dhe partneritete të përbashkëta me institucione të ndryshme në mbarë botën. Me tri kampuset më inovuese, në qytetet më dinamike dhe atraktive në Kosovë, Kolegji Universum ka qenë gjithmonë përzgjedhja e parë e studentëve vendas dhe ndërkombëtarë. Prandaj, ne përpiqemi të mbajmë trofeun tonë dhe vazhdimisht të kërkojmë partnerë të rinj dhe institucione bashkëpunuese.

Ne jemi plotësisht të angazhuar për zhvillimin e ndërkombëtarizimit në mënyrë që:

  1. të forcojmë të menduarit, kulturën dhe zhvillimin ndërkombëtar duke u fokusuar në hulumtime, studime dhe shkëmbime,
  2. të rrisim numrin e partneriteteve dhe të zvogëlojmë ndikimin e stereotipeve që rezultojnë nga komunikimet dhe barrierat kulturore në mesin e njerëzve me prejardhje të ndryshme,
  3. të rrisim konkurrencën ndërkombëtare të Kolegjit Universum, duke rritur numrin e shkëmbimeve të studentëve ndërkombëtarë,
  4. të minimizojmë numrin e studentëve dhe stafit që nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në aktivitete ndërkombëtare,
  5. të promovojmë Kolegjin Universum dhe Kosovën në fushën ndërkombëtare duke siguruar partneritete kualitative, profesionale dhe zbavitëse.

Ne vazhdimisht jemi në kërkim të partnerëve të rinj. Nëse jeni të interesuar të krijoni partneritet për projekte dhe aktivitete të ardhshme, dërgoni kërkesën tuaj në erasmus@universum-ks.org.

Për më shumë informata dhe sugjerime, ju mund të i drejtoni pyetjet tuaja përfaqësuesve të Zyrës Ndërkombëtare në Kolegjin Universum.

Arlinda Qehaja – Udhëheqëse e Zyrës Ndërkombëtare

Email: arlinda@universum-ks.org

Tel: +377 (0) 44 402 205

Gentiana Berisha – Menaxhere e Projekteve Erasmus

e-mail: gentianaberisha@universum-ks.org

Tel: +377 (0) 44 108 405

Erëza Mehmeti- Koordinatore e Erasmus+ Credit Mobility

e-mail: erza.mehmeti@universum-ks.org

Tel: +386 (0) 49 181 160

Në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility, ne po kërkojmë vazhdimisht partnerë, në mënyrë që të rrisim numrin e shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik me synim që të bashkëpunimi dhe krijimi i partneriteteve ndërkombëtare të zgjerohet dhe më tutje. Deri me tani Kolegji Universum ka 78 marrëveshje shkëmbimi (Credit Mobility – KA1). Tabela më poshtë përmban informata të partnerëve tanë aktual. Gjithësesi, ne jemi në negociata të vazhdueshme edhe me shumë partnerë të tjerë. Kështu, bashkërisht ne duam të rrisim dhe përmisojmë sfondet dhe përvojat tona kulturore dhe akademike.

No.COUNTRYCITYINSTITUTION LINK
1United KingdomStafforfdshireStaffordshire Universityhttp://www.staffs.ac.uk/
2United KingdomLondonRegent's Universityhttps://www.regents.ac.uk/
3United KingdomBradfordBradford Universityhttps://bradford.ac.uk/external/
4NetherlandMaasrticht Maastricht Universityhttps://www.maastrichtuniversity.nl/
5NetherlandRotterdam inHolland University of Applied Science https://www.inholland.nl/inhollandcom/
6FranceEssonne Institut Mines Telecom Business Schoolhttps://www.imt-bs.eu/en/
7BelgiumKortrijkVives University of Applied Science https://www.vives.be/en
8GermanyDuiesburg-EseenDuiesburg-Essen Universityhttps://www.uni-due.de/en/
9GermanyLudwigshafenLudwigshafen University of Applied Sciencehttps://www.hwg-lu.de/
10GermanyMarburgPhilipps-Universität of Margburghttps://www.uni-marburg.de/de
11CyprusSotiraInterNapa Collegeinternapa.ac.cy/index.html
12FinlandKajaaniKajaani Universityhttps://www.kamk.fi/fi
13FinlandKuopioSavonia University of Applied Sciencehttps://portal.savonia.fi/amk/en
14SpainValladolidUniversity of Valladolidwww.uva.es/export/sites/uva/
15SpainGaliciaUniversidad De Santiago De Cmpostelahttp://www.usc.es/
16GreeceCreteUniversity of Cretehttp://www.en.uoc.gr/
17GreecePatrasUniversity of Patrashttps://www.upatras.gr/el
18PortugalBejaPolytechnic Institute of Bejahttps://www.ipbeja.pt/Paginas/default.aspx
19PortugalCoimbraInstituto Politecnico De Coimbrahttps://www.ipc.pt/en
20PortugalCovilhãUniversity Beira Interiorhttp://www.ubi.pt/
21PortugalPortoISAG - European Business Schoolhttps://www.isag.pt/isag/si_main
22PortugalAlgavreUniversity of Algarvehttps://www.ualg.pt/pt
23PortugalTomarPolytechnic Institute of Tomarhttp://portal2.ipt.pt/
24PortugalBragaUniversidade Do Minhohttps://www.uminho.pt/PT
25ItalyRomeRome University Tor Vergatahttp://web.uniroma2.it/
26ItalyRomeUniversita Telematica di Roma https://www2.uniecampus.it
27ItalyPalermoUniversity of Palermohttp://www.unipa.it/
28ItalyBergamoUniversità degli Studi di Bergamohttps://www.unibg.it/
29ItalyFoggiaUniversity of Foggia https://en.unifg.it/
30ItalyBeneventoTelematic University "Giustino Fortunato"www.unifortunato.eu/
31ItalyPalermoLumsa University of Palermohttps://www.lumsa.it/
32Italy L'AquilaUniversity of L’Aquilahttp://www.univaq.it/en/
33RumaniaGalatiDunarea de Jos University of Galati www.ugal.ro/
34RumaniaTargu-MuresUniversitatea „Dimitrie Cantemir” din Tîrgu Mureşhttps://cantemir.ro/
35EstoniaTallinTalTech-Talling Technology Univeristyhttps://www.ttu.ee/en
36Czech RepublicBrunoMasaryk Universityhttps://www.muni.cz/
37Czech RepublicOpavaSilesian Universityhttps://www.slu.cz/slu/cz/
38LithuaniaVilniusVilniaus Kolegija https://www.viko.lt/
39LithuaniaVilniusKazimieras Simonavičius Universityhttp://www.ksu.lt/
40LithuaniaVilnius Mykolas Romires Universityhttps://www.mruni.eu/lt/
41SlovakiaBystricaMatej Bel Universityhttps://www.umb.sk/
42PolandNysaUniversity of Applied Sciences in Nysahttp://www.pwsz.nysa.pl/
43PolandLodzUniversity of Lodzhttps://iso.uni.lodz.pl/
44PolandWroclawWroclaw University of Science and Technologyhttps://pwr.edu.pl/
45PolandKwidzynPowislanski College in Kwidzynhttps://psw.kwidzyn.edu.pl/
46PolandLublinUniversity of Economics and Innovation Lublin (WSEI)https://www.wsei.lublin.pl/
47LatviaRigaUniversity of Latviahttps://www.lu.lv/
48LatviaLiepajaLiepaja Universtyhttps://www.liepu.lv/lv
49LatviaRigaTuriba Universityhttp://www.turiba.lv/lv/
50CroatiaRijekaPAR Business Schoolwww.par.hr/
51SloveniaLubljanaVŠR College of Accounting and Financewww.vsr.si/
52SloveniaLubljanaInternational School of Busines SS -ISSBShttps://www.isb.ie/
53SloveniaLubljanaNova Pravna Fakulta https://epf.nova-uni.si/
54BulgariaSofiaUniversity of National and World Economy https://www.unwe.bg/
55TurkeyUsakUsak Universityhttps://www.usak.edu.tr/
56TurkeyIstanbulAydin Universityhttps://www.aydin.edu.tr/tr-tr/Pages/default.aspx
57TurkeyIstanbulİstanbul Rumeli Universityhttps://rumeli.edu.tr/tr
58TurkeyIstanbulIstanbul Ticaret Universityhttps://www.ticaret.edu.tr/
59TurkeySiirtSiirt Universityhttp://www.siirt.edu.tr/
60TurkeyErizincanErzincan Universityhttp://www.ebyu.edu.tr/tr/
61TurkeyRizeRecep Tayyip Erdogan Universityhttps://www.erdogan.edu.tr/Website/Default.aspx
62TurkeyIstanbulYildiz Teknik Universityhttp://www.yildiz.edu.tr/
63TurkeyAnkaraTED Universityhttps://www.tedu.edu.tr/
64TurkeyGaziosmanpasaTokat Gaziosmanpaşa Universityhttps://www.gop.edu.tr/Default.aspx?d=tr-TR
65TurkeyAntalyaAntalya Bilim Universityhttps://www.antalya.edu.tr/en
66TurkeyBartinBartin Universityhttps://w3.bartin.edu.tr/
67TurkeyIstanbulBahcesir Universityhttps://bau.edu.tr/
68TurkeyIstanbulIstanbul Okan Universityhttps://www.okan.edu.tr/
69TurkeyMusMus Alparslan Universitesihttp://www.alparslan.edu.tr/
70TurkeyMardinMardin Artuklu Universityhttp://www.artuklu.edu.tr/
71TurkeySakaryaSakarya Universityhttp://www.sakarya.edu.tr/
72TurkeyNidgeNiğde Ömer Halisdemir Üniversitesihttp://www.ohu.edu.tr/
73TurkeyAfyonkarahisarAfyon Kocatepe University https://aku.edu.tr/
74TurkeySamsunOndokuz Mayis Universityhttp://www.omu.edu.tr/tr
75TurkeyAnkaraMiddle East Technical University-METU http://www.metu.edu.tr/
76TurkeyIstanbulAltinbas Universityhttp://www.altinbas.edu.tr/tr
77TurkeyBingolBingol University http://www.bingol.edu.tr/tr
78MacedoniaSkopjeEuropean University https://www.eurm.edu.mk/

Kolegji Universum ka qenë pjesëmarrës në disa projekte në kuadër të programit Erasmus +. Nëpërmjet këtyre projekteve ne synojmë të rrisim kapacitetet tona, të promovojmë ndërkombëtarizimin, rritjen e bashkëpunimit profesional, krijimin e partneriteteve të forta dhe nxitjen e shkëmbimeve kulturore.

Projektet e zhvillimit të kapaciteteve në të cilat ne kemi qenë të përfshirë janë:

ITEM – (Innovative Teaching Education in Mathematics)

ITEM ka për qëllim përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale të studentëve. Ky projekt ka një spektër të gjerë të mjeteve, metodologjive, si dhe programeve që synojnë aftësitë matematikore të studentëve të vitit të parë të regjistruar në Shkencat Kompjuterike dhe / ose Inxhinieri Elektrike. Disa nga qëllimet dhe objektivat e këtij projekti janë:

  • Motivimi i studentëve për të mësuar matematikën.
  • Motivimi i studentëve për të studiuar matematikën.
  • Ngritja e besimit të studentëve në aftësitë e tyre për të mësuar matematikën.
  • Ulja e shkallës së dështimit në lëndët e matematikës.
  • Përmirësimi i mjeteve që shfrytëzohen për mësimdhënie dhe mësimnxënie si dhe përsmisimi i leksioneve të matematikës.
  • Promovimi i mësimdhënies ndërdisiplinore.
  • Zhvillimi i aftësive dixhitale për mësuesit dhe studentët.
  • Promovimi i përdorimit të mjeteve të ndryshme për mësimdhënie nga ana e mësuesve.
  • Promovimi i edukimit të personalizuar.
  • Rritja e shkëmbimit të studentëve dhe mësuesve në mes të vendeve të Programit dhe Partnerëve.
  • Mbështetja e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Universitetet tona partnere në ITEM janë:

  1. Aalborg University, Danimarkë
  2. University for Health Sciences, Medical Informatics and Technology,
  3. Holon Institute of Technology, Izrael
  4. Hadassah Academic College (HAC), Izrael
  5. Weizmann Institute of Science, Izrael
  6. Ceske Vysoke Uceni Technicke, Republika Çeke
  7. Technological Educational Institute of Crete, Greqi

STEPS (MSc in Sustainable Food Production Systems)

Ky projekt synon zbatimin e programeve moderne të MSc në sistemet e qëndrueshme të prodhimit të ushqimit. Përmes këtij projekti programet dhe lëndët akademike do të rishikohen, ridizajnohen dhe materiale modern do të përfshihen. Programe të tilla synojnë të mbështesin zhvillimin e bujqësisë dhe prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit.

Universitetet tona partnere në këtë projekt janë:

  1. Agricultural University of Tirana, Shqipëri
  2. European University of Tirana,/ Shqipëri
  3. University of Bihac, Bosnia and Herzegovina
  4. University of Sarajevo, Bosnja dhe Hercegovina
  5. Cantonal Ministry of Education Bihac, Bosnja dhe Hercegovina
  6. Czech University of Life Sciences, Republika Çeke
  7. University of Agronomic Sciences Bucharest, Rumani
  8. Technologiko Ekpaideftiko Idryma Steras Elladas, Greqi
  9. ReadLab C. GreeceTechnologiko Ekpaideftiko Idryma Steras Elladas, Greqi
  10. ReadLab C, Greqi

E-VIVA (Enhancing and Validating Service-Related Competencies in Versatile Learning Environments in Western Balkan Universities)

Ky projekt synon të krijojë një qasje të kombinuar të të mësuarit në mënyrë që ta lehtësojë dhe të vërtetoj zhvillimin e aftësive në lidhje me orientimin e shërbimeve si në kontekstet e mësimit joformal në institucionet e arsimit të lartë ashtu dhe në kontekstet e mësimit në vendin e punës. Kontributi i këtij projekti mbështetet në demonstratrimin e atyre aftësive që janë me rëndësi thelbësore në tregun e punës dhe që janë fituar në një masë të madhe në kontekstin e të mësuarit joformal. Duke kombinuar aftësitë që zhvillohen gjatë arsimit të lartë dhe praktikën profesionale, e-VIVA do të kontribuojë në ofrimin e një pasqyre të qartë të aftësive të fituara në një shkallë krahasuese mes vendeve të ndryshme.  Për më tepër, ky projekt do të ofrojë mundësi për mësim dhe validim në mjedise shumë të kontekstualizuara dhe individuale të të mësuarit. E gjithë kjo gjithashtu do të krijojë rrugë të reja të të mësuarit dhe përfundimisht do të çojë në një përputhshmëri më të mirë të përmbajtjeve mësimore dhe stileve individuale të të mësuarit (preferencat).

  1. Universidade Nova de Lisboa, Portugali
  2. University of Duisburg Essen, Gjermani
  3. Cyril and Methodius University in Skopje, Maqedoni
  4. University Mother Teresa, Maqedoni
  5. University of Elbasan Aleksander Xhuvani, Shqipëri
  6. University of Sarajevo, Bosnjë dhe Hercegovinë
  7. Sarajevo School of Science and Technology SSST, Bosnjë dhe Hercegovinë
  8.  Univerzitet Donja Gorica, Serbi
  9. University of Montenegro, Mali i Zi
  10. University of Novi Sad, Serbi
  11. University of Niš, Serbi

E- UNITE- (European Youth Network for Diversity and Tolerance / Rrjeti Rinor Europian për Diversitetin dhe Tolerancën)

Projekti E-UNITE sjell partnerë të ndryshëm (2 universitete, 2 OJQ, Institutin dhe një qendër rinore) së bashku në një përpjekje të përbashkët për të zhvilluar themelet e rrjetit E-UNITE – një rrjet ndërkombëtar i të rinjve, i cili synon të promovojë iniciativat e udhëhequra nga komuniteti në fushat e tolerancës, përfshirjes dhe diversitetit.

Produkti kryesor i projektit E-UNITE – Hub-i Online është një fushë unike online ku punonjësit e rinjë dhe të rinjtë nga shumë vende të ndryshme evropiane do të kenë mundësinë të bashkohen, të ndajnë idetë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në arritjen e qëllimeve të komunitetit dhe rrjetit, të cilat ata mund të I vendosin për veten e tyre. Qendra E-UNITE do të lejojë bashkimin e mendjeve të reja dhe shkëmbimin e ideve, si dhe mbështetjen për nismat e udhëhequra nga komuniteti. Po ashtu, qendra do të jetë një bazë për shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira të punëtorëve të rinjë, të cilët janë të interesuar të punojnë në ato iniciativa të udhëhequra nga komuniteti ose në të kundërt – punonjës të rinj, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë rrjetin rinor të tyre. Qëllimi i E-UNITE është të ndihmojë në rritjen e ndikimit pozitiv, të promovojë tolerancën, diversitetin dhe të bashkojë komunitetet.

Projekti zbatohet në kuadrin e Programit të Komisioneve Europiane Erasmus +, Key Action 2: Bashkëpunimi për zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave të mira, Veprimi: Partneriteti strategjik për rininë.

  1. University of Nicosia , Qipro
  2. Law and Internet Foundation, Bullgari
  3. Higher Incubator Giving Growth & Sustainability , Greqi
  4. Centrul Roman de Politici Europene , Rumani

Celje Youth Center, Slloveni

REBUS

Ready for Business –  duke përfshirë dhe vlerësuar aftësitë praktike të sipërmarrjes në inxhinieri dhe studimeve të TIK-ut, fokusohet në zhvillimin, testimin, validimin dhe krijimin e moduleve bazë të trajnimit për zgjerimin e kompetencave sipërmarrëse të të diplomuarve në përdorimin e aftësive të fituara gjatë arsimit dhe praktikës akademike. Me një kohëzgjatje 3 vjecare (2017-2019), ky projekt përfshin shkëmbimin aktiv të pjesëmarrrësve mes universiteteve partnere, blerjen e pajisjeve dhe zhvillimin e seminareve për tema kërkimore.

Universitetet tona partnere në këtë projekt janë:

  1. University of Sarajevo
  2. University of Duisburg Essen
  3. University of Palermo
  4. University FH Johanneum Gesellschaft M.B.H
  5. European University of Tirana
  6. Volga State University of Technology

CONSUS

Projekti CONSUS (Connecting Science-Society Collaborations for Sustainability Innovation) synon krijimin e një rrjetizimi rajonal mes shkencës dhe shoqërisë për zhvillime të qëndrueshme në Shqipëri dhe Kosovë, me qëllim të forcimit të lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe praktikës.

Universitetet tona partnere në këtë projekt janë:

  1. University of Graz
  2. University of Natural Resources and Life Sciences
  3. Leuphana University
  4. University of Limerick

TEMPUS

Projekti “Encouraging the process of Curriculum Development based on Learning Outcomes and Research Guided Teaching in the Private Higher Education Institution of Kosovo” inkurajon procesin e zhvillimit të kurrikulës bazuar në rezultatet e mësimit dhe mësimdhënien e bazuar në kërkim shkencor në institucionet private të arsimit të lartë të Kosovës. Partnerët e projektit janë:

  1. University of Salzburg, Austri
  2. University College Cork, Irlandë
  3. University of Edinburgh, Angli
  4. University Politechnica, Rumani
  5. Kosova Accreditation Agency, Kosovë
  6. National Qualification Authority, Kosovë

TEMPUS

Projekti “Supporting and Developing the Structures for QA at the Private Higher Education Institutions in Kosovo” kishte për qëllim prezantimin dhe përmirësimin e standardeve dhe mekanizmave të cilësisë në ofruesit privatë të arsimit të lartë në Kosovë, me qëllim që të lehtësojë praktikat e krahasueshmërisë, besueshmërisë dhe sigurimit të cilësisë në përputhje me parimet e Bolonjës dhe strategjinë për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë (2005-2015). Partnerët e projektit janë:

  1. University of Salzburg, Austri
  2. University Politechnica, Rumani

University College Cork, Irlandë

ÇFARË ËSHTË SHKËMBIMI I STUDENTËVE?

Programi i shkëmbimit të studentëve Erasmus + është në dispozicion për studentët që studiojnë aktualisht në një nga universitetet tona partnere të këmbimit dhe që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Kolegjin Universum. Përvoja e shkëmbimit miratohet dhe njihet si pjesë e studimeve tuaja për një semestër ose një vit të plotë akademik. Disa programe pranojnë edhe kohëzgjatje më të shkurtër të shkëmbimit.

SI TË APLIKONI?

Nëse dëshironi të vini në Kolegjin Universum për një shkëmbim nën programin Erasmus +, këto janë disa hapa që duhet të ndiqni dhe dokumentacioni që duhet të përgadisni:

Hapat e pranimit:

  • Kontrolloni nëse universiteti juaj ka një marrëveshje shkëmbimi me Kolegjin Universum.
  • Kontaktoni koordinatorët e zyrës ndërkombëtare të Universitetit tuaj për të ju nominuar si student ndërkomëtar në kuadër të Erasmus+.
  • Për nominim, universiteti juaj duhet të i dërgojë transkriptën e notave dhe një letër nominuese zyrës ndërkombëtare në Universum (erasmus@universum-ks.org)
  • Studenët e nominuar duhet të plotësojnë një formular aplikimi (të cilin do ta pranojnë me anë të një email-i) dhe të nënshkruajnë një Marrëveshje Mësimore, e cilat duhet të nënshkruhet nga studenti, institucioni nominues dhe Kolegji Universum. Informata të mëtejshme do të ju dërgohen me e-mail pas nominimit nga universiteti juaj.

Vëni re: Pas kontrollimit të dokumenteve, ne do të ju dërgojmë një letër pranimi.

Afati i aplikimit:

Semestri dimëror: 30 korrik (ligjeratat mbahen gjatë muajve: tetor – janar)

Semestri pranveror: 22 dhjetor (ligjeratat mbahen gjatë muajve: shkurt – qershor)

Dokumentet e kërkuara për aplikim:

  • Marrëveshja Mësimore (e vulosur dhe e nënshkruar nga të tri palët)
  • Formulari i aplikimit (do të ju ofrohet sapo të jeni nominuar nga institucioni juaj)
  • Transkripta e notave (lëshuar nga institucioni juaj)

Studentët nga Kolegji Universum mund të shkojnë për të studiuar jashtë vendit për 4-5 muaj.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +. Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:

– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)

– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)

Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.

KËRKESAT E APLIKIMIT

– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum

– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum

– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)

DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT

– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)

– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)

– Kopja e pasaportave

– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)

– CV në gjuhën angleze

– Letër motivimi në gjuhën angleze

Plotësoni të gjitha dokumentet dhe dërgoni ato në bursat@universum-ks.org deri në afatin e caktuar në thirrjen e aplikimit (një dokument i cili do të shpërndahet përmes emailit dhe mediave sociale sapo mundësitë e aplikimit të jenë të hapura).

PROCESI I APLIKIMIT

– Shikoni listen e universitetet partnere në kuadër të Erasmus+

– Aplikoni duke dërguar të gjitha dokumentet e lartpërmendura në bursa@universum-ks.org dhe plotësuar aplikacionin online në këtë link KËTU

– Të gjithë kandidatët e suksesshëm do të thirren për një intervistë

– Pas përzgjedhjes si përfituesi bursës Erasmus +, studentët duhet të përgatisin Marrëveshjen e detajuar Mësimore në bashkëpunim me koordinatorët e zyrës ndërkombëtare. “Marrëveshja Mësimore” përcakton programin e studimeve që duhet ta ndiqni në universitetin pritës. Studentët do të kontaktohen nga universiteti pritës dhe do të pajisen me një listë lëndësh të cilat ofrohen atje. Studentët duhet të zgjedhin lëndët në të cilat ata duan të marrin pjesë. Shuma e kredive totale të lëndëve (ECTS) kërkohet të jetë së paku 30 për një semestër.

Studentët e Erasmus+ duhet të jenë vetë përgjegjës për përgatitjet e tyre për aplikim në universitetin partner, vizë, dhe akomodim. Sidoqoftë, ju mund të konsultoheni me koordinatorin e zyrës ndërkombëtare dhe të kontaktoni universitetin në rast se keni ndonjë problem.

Për të ndihmuar studentin me aplikimin për vizë, një dokument, që dëshmon se studenti/ja është përfitues i bursës në kuadër të Easmus+, do të ofrohet nga zyra ndërkombëtare në Universum.

Kolegji Universum ka kënaqësinë të shpallë javën e parë ndërkombëtare të stafit për kolegët e institucioneve partnere dhe universiteteve të tjera ndërkombëtare në kuadër të programit Erasmus +.

Java ndërkombëtare, e cila do të përfshijë një organizim të rrjetëzimit gjatë së cilës pjesëmarrësit mund të paraqesin insitucionet e tyre perkatëse do të zhvillohet në Prishtinë, Kosovë nga 6 deri më 10 maj 2019. Kjo ngjarje do të jetë e hapur për të gjithë punonjësit e institucioneve të arsimit të lartë me të cilët Kolegji Universum ka marrëveshje. Lokacioni i ndërtesës sonë universitare është shumë afër qendrës së qytetit. Megjithatë, Universum do të zhvilloj aktivitetet e javës së stafit në ambiente të ndryshme duke siguruar kështu kohë të mjaftueshme që pjesëmarrësit të bisedojnë me njëri tjetrin dhe të krijojnë lidhje të reja profesionale.

Agjenda do të ju shpërndahet të gjithë pjesëmarrësve të regjistruar në kohën e duhur. Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni përmes emailit: erasmus@universum-ks.org.

Gjithashtu, ju lutem mos ngurroni të ndani lajmin për këtë organizim me këdo që mund të jetë i interesuar.

In order to pre-register for our event, please complete our registration form:
APPLY NOW