Diploma Finlandeze

Diploma Finlandeze

Diplomë e dyfishtë me Kajaani University of Applied Sciences në Finlandë

Programi i studimit Bachelor në Biznes dhe Menaxhment është program tre vjeçar me diplomë të dyfishtë i cili ofrohet bashkërisht nga Kolegji Universum në Kosovë dhe Kajaani University of Applied Sciences në Finlandë. Në kuadër të këtij programi studimet përfundojnë dy vite në Kolegjin Universum, dhe vazhdojnë vitin e tretë në Kajaani University of Applied Sciences në Finlandë.

Studentët do të pajisen me diplomë të dyfishtë në Biznes Menaxhment në Kolegjin Universum dhe Administrim Biznesi në Kajaani University of Applied Sciences.

Plan Programi

Studentët që aplikojnë të jenë pjesë e programit për Double Degree nga Kolegji Universum dhe Kajaani University of Applied Sciences duhet të përfundojnë dy vite në Kolegjin Universum dhe pastaj vitin e tretë (dy semestra) i vazhdojnë në Finlandë në Kajaani University of Applied Sciences (në të cilin minimum duhet ti arrijnë 60 ECTS). Përveç kësaj programi i diplomës së dyfishtë përfshin edhe praktikën profesionale për studentët (5 muaj me 30 ECTS) dhe punimin e diplomës (15 ECTS).

Akreditimi dhe Diploma

Finlanda, vendi i vlerësuar me sistemin më të mirë të edukimit në botë është një nga destinacionet më të preferuara për studentët nga e gjithë bota. Përveç cilësisë së treguar në arsim, studimet e fundit kanë treguar që Finlanda është poashtu vendi më i lumtur në botë, ka cilësinë më të mirë të ajrit dhe nivelin më të ulët të korrupsionit.

Kajaani University of Applied Sciences është një nga universitetet më ndërkombëtare dhe më cilësore në Finlandë. Arsyet pse shumë studentë ndërkombëtar e zgjedhin këtë universitet janë të listuara më poshte:

1.

Sistemi finlandez i edukimit është vlerësuar si sistemi më i mirë i edukimit në botë

2.

Diploma nga Kajaani University Applied Sciences ka reputacion jashtëzakonisht të lartë

3.

Diploma finlandeze nga Kajaani University njihet dhe vlerësohet në të gjithë botën

4.

Studimet ne Kajaani University ofrojnë mundësi për të takuar dhe krijuar shoqëri me studentë nga e gjithë bota

5.

Finlanda njihet si një nga vendet më moderne dhe më inovative të Evropës.

Akreditimet vendore dhe nderkombëtare

Programi Bachelor në Biznes Menaxhment është i akredituar nga agjencioni prestigjioz “Opetus- ja kulttuuriministeriö” dhe nga Agjencioni Kosovar i Akdreditimit (AKA).

Si te studioni ne Finlandë me bursë të plotë?

Të gjithë studentët e Kolegjit Universum që vazhdojnë vitin në Kajaani University of Applied Sciences përfitojnë BURSË të plotë për studime në Finlandë. Studentët duhet ti mbulojnë vetem shpenzimet e transportit dhe qëndrimit në Finlandë.
Nga Kolegji Universum do të përzgjidhen 6 studentë për bursë të plotë për një semester në vlerën 3,780 Euro për student, për mbulimin e shpenzimeve të jetesës.

Studentët të cilët aplikojnë duhet ti kenë 60 ECTS apo 1 vit të përfunduar në Kolegjin Universum.

Shënim : Kjo mundësi egziston edhe për studentët e vitit të tretë , të cilëve ju duhet të shtyjnë studimet për 1 vit më shumë në rast se dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi për tu pajisur me diplomë Finlandeze në Kajaani University.

Tutorët

Qëllimi i secilit tutorial është të ndihmojë studentët të zhvillojnë strategji që i ndihmojnë ata të forcojnë njohuritë e tyre, të zhvillojnë aftësi të transferueshme të të mësuarit dhe të arrijnë sukses akademik. Roli i një tutori është të aftësojë studentët të bëjnë punën e tyre duke përdorur mënyrën më të mirë të të mësuarit. Qëllimi përfundimtar është të ndihmojë studentët të zbulojnë se si ai ose ajo mëson më mirë dhe t’i ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre për të arritur rezultatet më të mira arsimore.Në rast se studentët kanë nevojë për mbështetje shtesë dhe ndihmë akademike tutorët informohen menjëherë. Kështu, mbikëqyret nga afër performanca akademike e studentëve,