fbpx

Universiteti Partner i Kolegjit Universum Mykolas Romeris University në Lituani po organizon Universitetin Veror 3 javore të titulluar “Universiteti Veror 2019: Kultura, Komunikimi, Trashëgimia, Siguria” (http://summer.mruni.eu/) që do të mbahet nga 22 Korrik deri më 9 Gusht 2019 në Lituani.

Universiteti ofron 2 bursa (të cilat mbulojnë 70% të shpenzimeve të programit). Bursistët duhet të paguajnë vetëm 200 euro për programin 3 javor (duke përfshire akomodimin në kampus, vaktet ushqimore, dhe paketën javore).

Studentët që dëshirojnë të jenë pjesë e programit duhet të aplikojnë për Universitetin Veror 2019 në MRU përpara datës 10 Qershor në këtë link

https://apply.mruni.eu/courses/course/135-nondegree-studies-mru-summer-university-2019?search=112962