fbpx

Studime dhe punësim i garantuar!

Studim & Punësim është program i cili kombinon studimet akademike me aftësimin profesional ose përvojën praktike në Kolegjin Universum dhe mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës.

Kolegji Universum me këtë program i’u ofron studentëve financim të plotë të studimeve, praktikë gjatë tri viteve si dhe punësim të garantuar në të gjitha drejtimet në Kolegjin Universum.

Burse 100% nga Kolegji Universum

Në këtë program Kolegji Universum financon edukimin e 20 të rinjve në Kolegjin Universum. Këta përfitues të bursave nënshkruajnë kontrata me Kolegjin Universum e cila mundëson studentët të kryejnë punë praktike 20 orë në javë në Kolegjin Universum gjatë gjithë studimeve në Kolegjin Universum.
Pas përfundimit të studimeve, studentët me performancë më të mirë nënshkruajnë kontratë të rregullt të punësimit me Kolegjin Universum.

Financim i studimeve

Për studentët e përzgjedhur pas fazës së testimeve, studimet në Kolegjin Universum financohen 100% nga Kolegji Universum dhe vlen për 3 vite studime. Ky financim dhe puna praktike vlen për të gjitha drejtimet në Kolegjin Universum.

Kolegji Universum ka ridizajnuar kurrikulën e saj sipas nevojave dhe kërkesave të tregut lokal dhe global duke përditësuar kurrikulën dhe duke sjellë lëndë më inovative, praktike dhe sipërmarrëse. Lëndët e ofruara pajisin studentët me aftësi dhe njohuri të nevojshme për t’u mundësuar atyre të punojnë për kompani koherente.

Drejtimet

  • Biznes dhe Menaxhment
  • Shkenca Kompjuterike
  • Gjuhë Angleze
  • Gjuhë Gjermane
  • Dizajn Grafik
  • Dizajn Interier
  • Dizajn i Modës
  • Gazetari dhe Media
  • Infermieri
  • Shkenca Politike
  • Juridik
  • Gazetari Dixhitale
  • Estestikë dhe Higjienë Dentare
  • Fizioterapi

Pozitat e hapura

Studentët përfitues do të punojnë: 

-Tutorim ne Shkrim Akademik;
-Turorim ne Internship dhe Orientim ne Karriere;
-Zyre Nderkombetare
-Zyre te Projketeve
-Zyre te Marketingut
-Students Government/Clubs
-Tutorim ne Shkenca Kompjuterike;
-Tutorim ne Matematike;
-Tutorim ne Gjuhe Angleze (Speaking apo lende specifike)
-Tutorim ne Gjuhe Gjermane (Speaking)

Tutorët tanë

Aplikimi dhe regjistrimi

Për të qenë përfitues i programit të bursave, studentët e interesuar duhet të aplikojnë online deri me 31 Korrik 2020.

Testi pranues për bursa të plota dhe punësim do të mbahet me 10 Gusht 2020

Fito BURSË për 3 vite studimi dhe fillo karrierën si asistent ligjërues në Kolegjin Universum!