fbpx

Kolegji Universum mbetet lider i mundësive reale ndërkombëtare për studentë dhe staff për shkëmbim semestral. Enis Mustafa, studentë master në Kolegjin Universum është një ndër 257 studentët përfitues të bursës Erasmus i cili ka përfituar shkëmbim semestral me bursë të plotë në “Politechnika Warszawska University” në Poloni.

Sa i përket përvojës së tij në Poloni, Enisi thotë “Shkëmbimi semestral gjatë studimeve Master në Poloni, është përvoja më e mirë deri tani, e për këtë i jam pafundësisht falenderues Kolegjit Universum”. 

Ndërsa për njerëzit në Poloni, Enisi thotë: Nëse e pyetni një shtetas të Polonisë se si po kalon gjatë ditës ata do ju përgjigjen shumë sinqerisht. Nuk do ju përgjigjen se janë mirë vetëm për hirë të mirësjelljes. Nëse është duke kaluar një ditë të bukur atëherë ashtu do të thotë, por përndryshe përgatituni ta dëgjoni duke folur për motin e keq, trafikun e tmerrshëm, politikanë të bezdisshëm dhe punë jo të kënaqshme“.

Gjatë qëndrimit atje, Enisi ka provuar lloje të ndryshme të ushqimeve, ja çfarë thotë për to: “Është e vështirë të konkurrosh me vendet e tjera evropiane si Italia ose Franca për titullin e kuzhinës si më të mirët në kontinent. Por shumicën e kohës, polakët janë të bindur se ushqimet i kanë të shijshme dhe se meritojnë të vlerësohen si një nga nga ushqimet më të mira.” thotë Enisi.

Sikurse çdo student tjetër i Kolegjit Universum edhe Enisi e shijoi pjesën e udhëtimit në Evropë. Përveç Polonisë Enisi ka udhëtuar edhe në vende të tjera si Hungaria dhe Austria. 

Siç mund ta shihni, përfitimet e Erasmus janë të shumta. Ju garantoj se pas Erasmus ju do të keni mjaft histori për të treguar dhe shumë kujtime që do t’i mbani pranë zemrës suaj. Edhe pse mund të jeni të mërzitur kur kjo të marrë fund, do të kuptoni se sa me fat keni qenë për këtë mundësi. Apliko edhe ti, fillo studimet në Universum universum-ks.org/aplikimionline/Programi Master në Kolegjin Universum është i vetmi program i cili është ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal


Për më tepër këtë vit Kolegji Universum ka shtuar programe të reja për studime në programin master duke përfshi edhe diplomë të dyfishtë gjermane e cila siguron praktikë dhe punësim për studentë në Gjermani. Mëso më shumë https://www.universum-ks.org/studime-master/

Për më shumë info rreth programit master në Kolegjin Universum dhe mundësisë për shkëmbim semestral ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.