fbpx

Ndërkombëtarizimi i Kolegjit Universum mundëson edhe punë praktike me pagesë në universitetet më prestigjioze në Evropë.Laberion Zebica, student i Kolegjit Universum, tani në përfundim të studimeve ka përfituar punë praktike me pagesë për 3 muaj në Universitetin e Bradfordit në Angli.

Laberioni poashtu gjatë studimeve në Kolegjin Universum ka qenë edhe përfitues i bursës për shkëmbim semestral në Republikën Çeke në Masaryk University.

Laberioni është një nga 297 studentët e Kolegjit Universum që kanë përfituar bursë ndërkombëtare për shkëmbim semestral në 26 shtete tē BE-së dhe Turqi.

Çdo student i Kolegjit Universum përfiton: shkollim falas, 900 euro kompenzim mujor dhe 360 euro kompenzim për shpenzime të transportit.

Përfito edhe ti BURSË për studime në njërin nga 114 universitetet partnere të KolegjiUniversum. Mëso më tepër për bursat ndërkombëtare që Universum ofron: https://www.universum-ks.org/bursa-nderkombetare/

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në info@universum-ks.org, ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.