fbpx

Studimet në Kolegjin Universum janë të bazuara në projekte reale të ndërlidhura me praktikën në laboratorët inovativ të Kolegjit Universum, ku secili i diplomuar pajiset me njohuritë, aftësitë dhe vlerat për të siguruar kujdesin ndaj pacientit.

Në kuadër të lëndës “Mbështetja e Kujdesit Ortopedik”, studentët e programit Infermieridemostruan vendosjen e gipsit në këmbë dhe krah.

Programi i infermierisë ka nevojë për një shumëllojshmëri të gjerë të aftësive dhe njohurive, që nga teknikat fizike të mbështetjes personale, deri te njohja e sëmundjeve, mjekimi dhe monitorimi i pacientëve, nga mbështetja emocionale dhe sociale. 

Për më shumë informata rreth programit dhe praktikes kontakto në info@universum-ks.org apo 044 144 062.