fbpx

Kolegji Universum vazhdon me ndërlidhjen e akademisë dhe industrisë. Në kuadër të aktiviteteve të shumta në kampusin e Kolegjit Universum në Ferizaj u organizua “Coding Day” ti mësojë studentëve artin e programimit duke u marrë me probleme reale të programimit. Por qëllimi i Coding Day nuk është vetëm të mësojë dikë të bëhet një ekspert në Shkenca Kompjuterike për një ditë. Një ditë është e mjaftueshme për të mësuar që Shkencat Kompjuterike janë argëtuese dhe kreative si dhe për të gjithë studentët, pavarësisht nivelit të njohurive të tyre. 

Kompania e cila e filloj “Coding Day” në Kampusin e Ferizajit është Kompania Incodeks. Kompani e cila merret me Zhvillimin e Aplikacioneve në Web, Zhvillimin e Inteligjences Artificiale/ Chatbot dhe Inxhinierinë e të Dhënave.

Incodeks u paraqit para studentëve me probleme reale nga projektet e saj aktuale. Studentët përmes rasteve të studimit dhe me ndihmën e tutorëve tentuan të gjejnë zgjidhje kreative për problemet e paraqitura nga kompania. 

Ekipi fitues i cili ofroj zgjidhjet më kreative të vlerësuara nga kompania përfitoi trajnim falas për Chatbot – krijimin e robotëve të cilët komunikojnë me njerëz në mënyrë virtuale përmes Inteligjences Artificiale.

A dëshironi edhe ju të angazhoheni në projekte reale që nga viti i parë, TRANSFERO STUDIMET në Kolegjin Universum. Apliko këtu http://tiny.cc/e11rhz

Për më shumë informata kontakto +383 44 144 062, info@universum-ks.org ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.