fbpx

Studime Profesionale

Kolegji Universum përveç programeve të rregullta universitare dhe pasuniversitare, ofron shumëllojshmëri të trajnimeve profesionale dhe certifikatave. Këto trajnime synojnë pajisjen e studentëve me aftësitë shtesë dhe çertifikatat e nevojshme të kërkuara nga tregu global. Çdo vit akademik, varësisht nga kërkesa e tregut, Kolegji Universum aplikon për licenca ndërkombëtare për të trajnuar dhe certifikuar profesionalisht pjesëmarrësit e interesuar nga prejardhje të ndryshme profesionale. Disa nga trajnimet dhe certifikatat e ofruara në baza të rregullta janë:

 Instituti i Marketingut Digital

Ofron një trajnim intensiv i cili u mundëson pjesëmarrësve të bëhen ekspert në fushën e marketingut digjital dhe menaxhimit të mediave sociale. Kolegji Universum është institucioni i vetëm i licencuar nga DMI Ireland i cili është i kualifikuar për të ofruar trajnimin dhe certifikimin për marketingun digjital.

Çertifikatat e Gjuhës Angleze

Kolegji Universum është i licencuar nga ANGLIA ENGLAND për të ofruar trajnim intensiv dhe certifikim gjuhësor të njohur globalisht në gjuhën angleze. Pjesëmarrësit që marrin pjesë në nivele të ndryshme të kurseve të aftësive në gjuhën Angleze marrin certifikim nga ANGLIA.

Universum Blockchain Institute

Instituti Blockchain ofrohet vetëm nga Kolegji Universum në Kosovë. Qëllimi i Blockchain është që të trajnojë pjesëmarrësit në hulumtime, analiza financiare, kriptovaluta, tregje financiare ndërkombëtare dhe kështu me radhë. Instituti Blockchain zhvillon ekspertë në fushat e sipërpërmendura, duke u mundësuar pjesëmarrësve të jenë të suksesshëm në investimet e tyre, në menaxhimin e riskut dhe në parashikimin financiar.

 Trajnim në Marketing dhe Shitje

Kolegji Universum ka një numër të madh të instruktorëve të licencuar kombëtarë dhe ndërkombëtarë që ofrojnë trajnime modulare në Marketing dhe Shitje. Pjesëmarrësit mësojnë strategji, njohuri dhe metodologji të përparuara të marketingut koherent. Trajnimi intensiv rrit kapacitetet e pjesëmarrësve të suksesshëm. Prandaj, ata bëhen ekspertë në fushën e marketingut dhe rrisin shitjet e produkteve në institucionet që ata punojnë.

Marëdhënie me Publikun- PR

Kolegji Universum ka licenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat i autorizojnë ekspertët tanë për të trajnuar dhe ofruar certifikime ndërkombëtare në marëdhëniet me publikun. Pjesëmarrësit mësojnë strategji, njohuri dhe metodologji të përparuara se si të menaxhojnë institucionet publike, si të hartojnë dhe zbatojnë strategjitë e PR, si dhe si t’i përgjigjen publikut në institucione.

 Trajnimi në paketën Edexel

Edexel është një paketë profesionale e trajnimit e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar. Kolegji Universum është i vetmi institucion i akredituar dhe i licencuar për të ofruar trajnimin e Edexcel në Kosovë. Edexcel përbëhet nga trajnime intensive në: menaxhim, marketing, kontabilitet, zhvillimin e biznesit, trajnimin në TIK, menaxhimin e burimeve njerëzore, dhe module të ndryshme të tjera të lidhura me biznesin.