Kolegji Universum vazhdimisht kontaktohet  nga institucione të ndryshme për të formuar partneritete dhe bashkëpunime profesionale që synojnë të kontribuojnë në ekonominë dhe zhvillimin e sektorëve në Kosovë. Prandaj, Kolegji Universum është në kërkim të partnerëve cilësorë për të nisur dhe zbatuar projekte që nxisin ndryshime positive në shoqëri dhe rrisin aftësitë dhe njohuritë e brezave të rinj. Programi i studimeve të dyfishtë u mundëson studentëve të Kolegjit Universum të vazhdojnë studimet akademike gjatë kohës që punojnë në një kompani / institucion të fushës së tyre përkatëse. Kjo u mundëson studentëve të marrin diploma akademike dhe përvojë profesionale. Një program i fundit i studimit të dyfishtë u nis me Vision Agency.

Vision Agency, është një kompani në rritje që vepron në fushën e teknologjisë informative. Kjo kompani ofron një shumëllojshmëri shërbimesh si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Duke pasur partnerë të suksesshëm në Zvicër dhe Gjermani, Vision Agency është kompania lider në Kosovë që eksporton shërbime dhe produkte në Evropën Perëndimore dhe më gjerë. Rrjedhimisht, kjo kompani është renditur ndër punëdhënësit më prestigjoz që ofron kushte dhe pagën me standard mbi mesatare për të rinjtë e Kosovës.

Kolegji Universum ka ridizajnuar kurrikulën e saj sipas nevojave dhe kërkesave të tregut lokal dhe global. Kolegji Universum ka përditësuar kurrikulën duke sjellë lëndë më inovative, praktike si dhe sipërmarrëse. Kurrikula është hartuar në bashkëpunim me ekspertët e fushave përkatëse dhe me Vision Agency. Lëndë të ofruara pajisin studentët me aftësi dhe njohuri të nevojshme për t’u mundësuar atyre të punojnë për kompani koherente siç është Vision Agency.

Si fazë përfundimtare e partneritetit tonë, Kolegji Universum ka prezantuar një program bursash. Në këtë program Vision Agency financon edukimin 20 të rinjve në Kolegjin Universum. Këta fitues të bursave nënshkruajnë kontrata me Kolegjin Universum dhe Vision Agency. Kontrata mundëson studentët të punojnë 20 orë në javë Vision Agency gjatë gjithë studimeve në Kolegjin Universum. Pas përfundimit të studimeve, studentët nënshkruajnë kontratë 2-vjeçare të rregullt të punësimit me Vision Agency.

Së shpejti Kolegji Universum do të nisë programe të tjera të studimit të dyfishtë me kompani shumë prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare.