fbpx

Ardiana Bushi, studente në Kolegjin Universum në Departamentin Shkenca Kompjuterike, njëkohësisht studente në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në departamentin e Fizikës, në mesin e 1424 aplikantëve është përzgjedhur për të marrë pjesë në “CERN Summer Students Programme” ku do të kryej praktikën në qendrën më të madhe për hulumtime shkencore dhe laboratorin më të madh në botë për fizikë nukleare.


Ardiana, vajza nga një vend shumë i vogël i Kosovës, Hanit të Elezit, ndejhet shumë e emocionuar për faktin që është përzgjedhur të jetë njëra nga përfitueset e kësaj mundësie të jashtëzakonshme. Ajo, gjatë qëndrimit në Zvicër do të ndjek një sërë leksionesh të përgatitura nga ekspertë dhe shkencëtarë nga e gjithë bota, të cilët do ti ndajnë njohuritë e tyre me një gamë të gjerë temash në fushën e fizikës, inxhinierisë kompjuterike teorike dhe eksperimentale të grimcave. 

Vlen të ceket se vetëm 4 drejtime kanë pasur të drejtë të jenë përfitues të kësaj mundësie, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, i Inxhinierisë, Fizikës dhe Matematikës, Ardiana duke pasur dy fakultete si duhet ka rritur shancat për të qenë pjesë e këtij insituti.


Ardiana poashtu gjatë studimeve në Kolegjin Universum ka qenë përfituese e bursës së plotë për shkëmbim semestral në Niğde University në Turqi. Shikoni disa foto nga eksperienca e saj në Turqi në kuadër të bursës së ofruar nga Kolegji Universum.


Për më shumë informata rreth mundësisë për përfitim të bursave dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare të Kolegjit Universum kontakto +383 44 144 062 ose info@universum-ks.org apo ndiqni faqen në facebook & instagram.