fbpx

Qytetari aktive është term që përdoret për qytetarët të cilët kyçen aktivisht në jetën e komuniteteve të tyre apo në trajtimin e problemeve që mund të sjellin ndryshime apo për të rezistuar kundër ndryshimeve të padëshiruara. 


Altina Nika studente në Kolegjin Universum është shembulli më i mirë i qytetarisë aktive dhe angazhimit vullnetar për komunitetin. Altina përveq angazhimit të saj në komunitet me aktivitete të ndryshme, aktualisht është Koordinatore e Projektit Sa-Punë, projekt ky që ndihmon na punësimin e grave të komuniteteve pakicë duke iu ndihmuar në shitjen e punimeve të tyre të punuara të gjitha me dorë.


E veqantë e projektit është që kusht që të përfshihen gratë në këtë projekt është se duhet ti dërgojnë fëmijet e tyre në shkollë. Pra po ndikohet direkt në punësim e poashtu në edukimin e fëmijëve të tyre.


Si Altina kemi edhe shumë studentë, që janë shembulli më i mirë i qytetarisë aktive dhe punës vullnetare në komunitet.


Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe punës së studentëve tanë, ju lutem ndiqni faqen në në facebook & instagram, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.