fbpx

Falë bashkëpunimeve  të suksesshme ndërkombëtare për shkëmbim të studentëve,me Universitete nëpër Evropë në kuadër të programit Erasmus+, Kolegji Universum, është instutucioni i parë në Kosovë, i cili përveç që ka dërguar studentë nga Kosova të studiojnë jashtë vendit, ka sjellur edhe studentë të huaj të kryjnë punë praktike në Kosovë.

Kutluhan Cicek, është studenti  nga Ondokuz Mayis University i Turqisë, qe ka zgjedhur Kolegjin Uniersum për të përfunduar punën praktike. 

Gjatë këtij semestri, përveç përfshirjes në aktivitete akademike, Kutluhan po viziton edhe shumë vende turistike dhe monumente kulturore e historike të vendit tonë, Kosovës. Sipas tij kjo është dhe do mbetet gjithmonë, një nga përvojat më të paharrueshme të jetës së tij.

Programi Erasmus+ është programi më i popullarizuari në Evropë për shkëmbim të studentëve, përmes të cilit, 467  studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar nëpër këto Universitete për një semestër. Çdo studentë ka përfituar një bursë rreth 5,075 Euro, nga të cilat 800-900€ kompenzim mujor dhe 275-360€ kompenzim për shpenzime të transportit.

Kolegji Universum po e vendosë Kosovën në hartën e botës, sepse deri më tani ka nënshkruar rreth 115 marrëveshje me universitete jashtë Kosovës, në kuadër të programit Erasmus+.

Universitetet nëpër të cilat kanë studiuar këta studentë, e ku do ta kenë mundësinë edhe studentët e rinj, përfshijnë shtetet si Gjermania, Finlanda, Holanda, Spanja, Italia, Turqia, Latvia, Portugali, Kroacia, Polonia, Rumania, Lituania, Sllovenia, Irlanda, Bullgaria.

Në kuadër të këtij programi kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur në Kolegjin Universum të ligjërojnë përpara studentëve të këtij Kolegji. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.

Për më shumë informata ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në +377 44 144 062 ose direkt duke klikuar këtu.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë Ndërkombëtare për studentët!