fbpx

Studentët e Kolegjit Universum publikuan Volumin e II-të të Revistës Studentore me 17 punime hulumtuese. 


Volumi i dytë i kësaj reviste, ka dëshmuar se studentët e Kolegjit Universum kanë potencial për t’u angazhuar në hulumtime dhe i kuptojnë trendet aktuale dhe rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në “hartën” e politikave publike, për ta vënë në shërbim të ngritjes së tyre akademike.   

Konferenca u organizua në dy qytete në Prishtinë dhe Ferizaj dhe ishte e hapur për publikun, ku pjesë e saj ishin studentë, prindër, profesorë e panelistë të ftuar nga industria. Poashtu mediat treguan interesim t’i bashkangjiten këtij organizimi.  

Kolegji Universum në vazhdimësi mbështetë dhe inkurajon studentët që të angazhohen aktivisht në publikime akademike dhe hulumtuese. Kliko këtu për të lexuar volumin e dytë të revistës studentore të studentëve të Kolegjit Universum.


Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe hulumtimeve të studentëve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook & instagram, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.