fbpx

Në kuadër të aktiviteteve studentore, Kolegji Universum organizoi “Bootcamp” për studentët e Departamentit Shkenca Kompjuterike, me qëllim të zhvillimit të aftësive të studentëve për të krijuar website dhe web applikacione për e-commerce.

Bootcampi me studentët u organizua në katër module që përfshinë hapat bazike të zhvillimit të një website deri në përfundimin e tij.

  1. Në fazën e parë të bootcampit studentët patën mundësi të zgjedhin temat dhe grupet e punës si dhe njohjen me termat bazikë të punës në grupe.
  2. Në fazën e dytë studentët krijuan bazën e aplikacionit në web dhe mësuan se si krijohen dhe mirren kërkesat funksionale dhe jo funksionale të një web aplikacioni.
  3. Faza e III përfshiu punën me code editors dhe fillimin e zhvillimit në inkubator ku studentët kontribuan në shfaqjen e prototipeve të para të aplikacioneve.
  4. Faza e IV e bootcampit njëkohësisht edhe ajo përfundimtare përfshiu prezantimet e punimeve dhe shfaqjen e tyre në praktike.


Disa nga punimet u prezantuan para kompanive partnere të Kolegjit Universum, ku njëri grup arriti të shes produktin tek njera nga kompanitë pjesëmarrëse.

A dëshironi edhe ju të angazhoheni në projekte reale që nga viti i parë, TRANSFERO STUDIMET në Kolegjin Universum. Apliko këtu https://www.universum-ks.org/apliko/


Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal.  

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët që nga viti i parë në Kolegjin Universum ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.