fbpx

Studentët e Kolegjit Universum Faton Nuha dhe Dren Sylejmani pjesë e qendrës “Universum Innovation Hub” lansuan Aplikacionin LISA i cili do të bëjë evidentimin e pjesëmarrjes së studentëve në ligjërata përmes fotografimit apo njohjes së fytyrës.

Ditët në vijim do të filloj përdorimi i këtij aplikacioni në tri kampuset e Kolegjit Universum. Fillimisht do të bëhet marrja e imazheve apo regjistrimi i studentëve, pastaj në hyrje të sallës do të vendoset ekrani i cili do të jetë i lidhur me aplikacionin dhe do të bëjë automatikisht evidentimin e studentëve në ligjërata. 

Pra studentët nuk kanë nevojë të presin në radhë për tu evidentuar kjo do të rritë efikasitetin dhe sigurinë në evidentim. Kliko këtu për të parë se si funksionin ky aplikacion.


Studentët tanë vazhdimisht janë duke punuar në projekte të tilla në kuadër të “Universum Innovation Hub”, qendër kjo që iu ofron mbështetje dhe mentorim studentëve për zhvillim të ideve të biznesit. 


Për më shumë informata rreth aplikacionit LISA dhe UNINHUB kontakto +383 44 144 062 ose info@universum-ks.org ose ndiqni faqen në facebook & instagram.