fbpx

Strategjia e hulumtimit

Përkundër faktit që Kolegji Universum nuk është institucion plotësisht kërkimoro-hulumtues, ne kemi vënë hulumtimet në prioritetin më të lartë. Institucioni ynë ka përfshirë punën hulumtuese në pjesën më të madhe të lëndëve. Për arritjen e këtij objektivi institucional, Universumi ka vendosur objektiva afatgjatë të ndryshëm si pjesë e strategjisë sonë të hulumtimit. Në drejtim të përfshirjes së plotë të hulumtimeve në lendet tona, objektivat e mëposhtme ndiqen kolektivisht me departamentet, studentët, anëtarët e stafit dhe me partnerët nga industria:

  • Ofrimi i një mjedisi miqësor për hulumtim dhe infrastrukturë përkatëse;
  • Inkurajimi i profesorëve për t’u bashkuar dhe për të kryer projekte hulumtuese;
  • Obligimi i studentëve për të kryer hulumtime në projektet e tyre në kuadër të lëndës;
  • Ndërlidhja e kërkimit dhe mësimdhënies përmes kurrikulës së mësimdhënies dhe aktiviteteve të sillabusit të lëndës.

Qasja kolektive i mundëson Universumit që gjithmonë të qëndrojë në rrugën e duhur dhe të punojë në mënyrë efektive drejt arritjes së objektivit kryesor institucional në lidhje me hulumtimet. Universumi ka mjaftueshëm njerëz të përkushtuar dhe burime financiare në lehtësimin e përfshirjes dhe zbatimit të hulumtimeve shkencore në studime. Me qëllim të sigurimit të politikave të tilla, ku përfshirja e hulumtimeve dhe proceset zhvillimore janë në përputhje me objektivat e lartpërmendura, zhvillohen rregullisht takime të degëve të departamenteve , takime të stafit dhe studentëve.

Universumi beson fuqimisht se hulumtimet shkencore i mundësojnë institucionit tonë të jetë i vetëdijshëm për rrethanat socio-ekonomike të vendit tonë dhe të rajonit. Përmes hartimit të një strategjie të mirë hulumtuese, institucioni ynë mbledh të dhëna relevante për çështje të ndryshme. Gjithsesi, Universumi mbetet më inovativi kur bëhet fjalë për zhvillimin e kurrikulave, ndryshimen e politikave, metodologjinë e mësimdhënies dhe projektet e zbatueshme.

Hulumtimi në mësimdhënie 

Kolegji Universum ka për qëllim të inkurajojë stafin përkatës akademik që të përvetësojë metodologjinë e mësimdhënies të bazuar në hulumtime. Për më tepër, Universumi vazhdimisht mbështet veprimet e ndërmarra nga profesorët dhe ligjeruesit lidhur me hulumtimin dhe zhvillimin. Megjithatë, për ta profesionalizuar dhe për të përforcuar kërkesat, Universum mandaton koordinatorët e  programeve si dhe tërë hierarkinë e stafit mësimor për t’u angazhuar në hulumtime përmes marrëveshjeve kontraktuale dhe përshkrimit të vendeve të punës. Kërkesat për punë hulumtuese detajohen në kontrata dhe në përshkrimet e vendeve të punës dhe vihen në dispozicion të stafit para arritjes dhe nënshkrimit të marrëveshjeve. Në përgjithësi, profesorëve dhe ligjeruesve u kërkohet të:

  • Kryejnë hulumtime
  • Publikojnë rezultatet e hulumtimeve së bashku,
  • Marrin pjesë në projekte hulumtuese dh /ose propozime të iniciuara nga Kolegji Universum
  • Përvetësojnë metodologjinë e mësimdhënies të bazuar në hulumtim
  • Përfshijnë hulumtimin në sillabusin e lëndëve të tyre dhe të ndërlidhin hulumtimin me praktikat e mësimdhënies
  • Angazhojnë studentët në punë hulumtuese

Kërkesat kontraktuale janë të lidhura ngushtë me gradimet dhe vlerësimet e performancës. Në varësi të departamentit dhe programit, çdo profesor dhe ligjerues është i detyruar të angazhohet në projekte të ndryshme kërkimore dhe aktivitete sipas ekspertizës së tyre dhe lëndës/programit në të cilin ai/ajo ligjëron. Çdo program/departament në Universum drejtohet nën mbikëqyrje të Koordinatorit të Programit, i cili përveç udhëzimeve, përkujtimeve dhe monitorimit të departamentit përkatës, merr pjesë edhe në gradimet dhe vlerësimet e performancës. Dështimi në përmbushjen e parimeve të hulumtimit dhe dispozitave të parashikuara nga kontrata e punësimit dhe përshkrimit të vendit të punës mund të rezultojë në masa që përfshijnë përjashtimin e personelit që nuk u përmbahet këtyre parimeve. Zhvillimet e hulumtimeve janë gjithashtu aktivitetet më të vlerësuara në Universum, përmes të cilave një pjesëtar stafi me performancë të lartë  mund të arrijë promovimet dhe përfitimet shtesë të përshkruara në detajet e vlerësimit të punës dhe në politikat e vlerësimit.

Ne çdo semestër akademik, stafi së bashku me studentët ndërmarrin hulumtime të ndryshme. Këto bashkëpunime zakonisht përfshijnë departamentin dhe stafin mësimdhënës të cilët e iniciojnë dhe e monitorojnë procesin e hulumtimit ku studentët në mënyrë aktive përfshihen në punë. Në fund të çdo semestri, hulumtimet përpilohen dhe publikohen në një mini revistë të quajtur “Publikimet e Hulumtimeve Studentore”. Kopjet fizike dhe elektronike të këtyre mini revistave janë në dispozicion për lexues  të ndryshëm në lokalet dhe bibliotekën e Kolegjit Universum. Ka praktika të ndryshme që implementohen me qëllim për të siguruar lidhjen e hulumtimit me mësim-nxënien dhe secili anëtar i Universum-it, qoftë staf mësimor apo monitorues, ndjek në mënyrë rigoroze praktikat e tilla.