fbpx

Kërkesë për furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative për projektin ERASMUS +

“Enhancing and Validating  service related competences in Versatile learning environments

in Western Balkan Universities (e-VIVA)” me numër të referencës: 598307-EPP-1-2018-1

AL-EPPKA2-CBHE-JP, sipas marrëveshjes së grantit 2018-3054/001-001

Kolegji “Universum”  dhe UniversitetiKadri Zeka” ftojnë subjektet afariste të regjistruara që të ofrojnë pajisje për nevojat e e institucionit.

Vlera maksimale e LOT 1 është:  17.000 Euro

Vlera maksimale e LOT 2 është: 17.000 Euro

Vlera maksimale e kontratës është: 34.000 Euro

Informatat lidhur me përshkrimin e pajisjeve mund t’i merrni përmes emailit arlinda@universum-ks.org. Lista e pajisjeve është e ndarë në dy kategori (LOTE), dhe ofertuesit kanë të drejtë të aplikojnë për njerën ose dy katergoritë.

Pasi  që pajisjet blehen me fondet nga projekti  ERASMUS+ E-VIVA, operatoret ekonomik duhet të plotësojnë kushtet themelore të kërkuara nga donatori, të cilat janë si vijon:

  • Autorizimi nga prodhuesi i pajisjeve
  • Garancioni minimum 12 muaj për pajisje
  • Vlera më e mirë për kosto (Best value for money)

Oferta duhet të përcillet me këto dokumente obligative: certifikata e regjistrimit të biznesit, certifikata fiskale, vërtetimi nga ATK për kryerjen e obligimeve tatimore, katalog të prezantimit të produkteve, dhe afatin e furnizimit.

Ofertat do të konsultohen dhe përzgjidhen nga komisioni i formuar nga dy institucionet dhe do të bazohet në kriteret e mësiposhtme:

  • Oferta më e lirë për produktet me specifikacionet teknike të kërkuara;
  • Referencat relevante profesionale ose kontratat e shitjes në tri vitet e fundit
  • Kohëzgjata e përvojës së kompanisë në fushën e TIK

Dorëzimi i ofertës duhet të bëhet deri me datën 18 Mars, 2019 para orës 17:00, në këtë adresë:

KOLEGJI UNIVERSUM

Rr. Imzot Nikprela p.n,
10000 Prishtina, Republika e Kosovës ose

e-mail: arlinda@universum-ks.org

Ofertuesit do të njoftohen për kohën e hapjes së ofertave dhe janë të lirë të marrin pjesë në seancë.

Kërkesa për qartësim apo informata shtesë mund të dërgohen në arlinda@universum-ks.org, apo në numrin e telefonit 044/144 062.