Shkenca Politike
Programi i Shkencave Politike është hartuar si një program ndërdisiplinor për t’u ofruar studentëve bazat e shkencës politike, administratës publike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të BE-së. Nuk mund t’i kuptojmë plotësisht çështjet politike, ligjore dhe ekonomike pa e kuptuar plotësisht secilin proces dhe bashkëpunimin e proceseve. Duke u bazuar në këtë filozofi ndërdisiplinore të mësimit, departamenti i Shkencave Politike mundëson që stafi akademik dhe programi në përgjithësi të fokusohet në zhvillimin e një kuadroje të profesionistëve të trajnuar, të rinj, me aftësi të plota për të qenë pjesë e administratës publike , departamenteve dhe institucioneve shtetërore. Programi është dizajnuar në mënyrë që të sigurojë studentët, qoftë përmes teknokratëve të administratës publike ose nëpërmjet akademikëve, një nivel të lartë të njohurive praktike dhe teorike mbi organizimin dhe funksionimin e tyre Për më tepër, studentët (si nga orientimi i tyre) do të kenë mundësi të ndërtojnë njohuri të mjaftueshme në lidhje me marrëdhëniet dhe politikat ndërkombëtare. Ky program multidisiplinar synon t’u ofrojë studentëve:
- Njohjen e koncepteve kryesore teorike dhe empirike të shkencave politike, administratës publike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare si për shembull demokracia, shteti si organizatë, sjellja administrative, sistemi qeverisës, sistemi politik evropian, sistemi ndërkombëtar, çështjet metodologjike dhe teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare;
- Kuptimin e ndërveprimit midis politikës vendore dhe asaj ndërkombëtare (në Kosovë, Evropë dhe zona të tjera dhe në sistemin ndërkombëtar);
- Përpunimin e metodave statistikore të përshtatshme për studime administrative dhe politike;
- Diskutimin e koncepteve dhe parimeve themelore administrative dhe të Marëdhënieve Ndërkombëtare
- Modele të avancuara të planifikimit, kontrollit dhe marrjes së vendimeve të organizatave administrative;
- Identifikimin e sfidave kryesore të sistemeve politike dhe diskutimi i reformave;
- Analizimin dhe vlerësimin e vendimeve politike dhe efektet e tyre ne shoqëri dhe komunitete.
Semestri I | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Nr. | O/Z Lënda | L | U | I | ECTS | ||
1 | O | Hyrje në Shkencën Politike | 36 | 18 | 96 | 6 | |
2 | O | Sistemi qeveritar i Kosovës | 36 | 18 | 96 | 6 | |
3 | O | Hyrje në Sociologjinë Politike | 36 | 18 | 96 | 6 | |
4 | O | Shkrimi Akademik në shqip / Shkrim Akademik në Anglisht | 36 | 18 | 96 | 6 | |
5 | O | EFL (niveli i përcaktuar me provimin pranues) | 36 | 18 | 96 | 6 | |
6 | O | Hyrje në administratën publike | 36 | 18 | 96 | 6 | |
Semestri II | |||||||
Nr. | O/Z Lënda | L | U | I | ECTS | ||
1 | O | Politika krahasuese I | 36 | 18 | 96 | 6 | |
2 | O | Metodat themelore të shkencave shoqërore | 36 | 18 | 96 | 6 | |
3 | O | Hyrje në Ekonomi dhe Politika Ekonomike | 36 | 18 | 96 | 6 | |
4 | O | Statistika për kërkime sociale | 36 | 18 | 96 | 6 | |
5 | O | EFL (niveli i përcaktuar me provimin pranues) | 36 | 18 | 96 | 6 | |
Viti II | |||||||
Semestri III | |||||||
Nr. | O/Z Lënda | L | U | I | ECTS | ||
1 | O | Hyrje në administratën publike | 36 | 18 | 96 | 6 | |
2 | O | E drejta administrative në Kosovë | 36 | 18 | 96 | 6 | |
3 | Z | Politika krahasuese II | 36 | 18 | 96 | 6 | |
4 | Z | Menaxhimi i Burimeve Njerëzore | 36 | 18 | 96 | 6 | |
5 | O | Komunikimi politik dhe media | 36 | 18 | 96 | 6 | |
6 | O | EFL (niveli i përcaktuar nga performanca e vitit të parë në EFL) | 36 | 18 | 96 | 6 | |
Semestri IV | |||||||
Nr. | O/Z Lënda | L | U | I | ECTS | ||
1 | O | Orientimi i praktikës dhe karrierës | 36 | 18 | 96 | 6 | |
2 | O | Udhëheqja dhe Negociimi | 36 | 18 | 96 | 6 | |
3 | Z | Teoritë politike | 36 | 18 | 96 | 6 | |
4 | O | Qeverisja Lokale dhe Politika | 36 | 18 | 96 | 6 | |
5 | Z | Teoria opsionale nga rryma IR- IR | 36 | 18 | 96 | 6 | |
6 | O | EFL (niveli i përcaktuar nga performanca e vitit të parë në EFL) | 36 | 18 | 96 | 6 | |
Viti III | |||||||
Semestri V | |||||||
Nr. | O/Z Lënda | L | U | I | ECTS | ||
1 | O | Menaxhimi i Projektit | 36 | 18 | 96 | 6 | |
2 | Z | Diplomaci | 36 | 18 | 96 | 6 | |
3 | Z | Financimi dhe Lobimi i Ideve në Bruksel | 36 | 18 | 96 | 6 | |
4 | O | EFL (niveli i përcaktuar nga performanca e vitit të dytë në EFL) | 36 | 18 | 96 | 6 | |
5 | O | Financat Publike | 36 | 18 | 96 | 6 | |
Semestri VI | |||||||
Nr. | O/Z Lënda | L | U | I | ECTS | ||
1 | O | Lidership | 36 | 18 | 96 | 6 | |
2 | O | Të Drejtat e Njeriut | 36 | 18 | 96 | 6 | |
3 | Z | Analiza e politikës së jashtme | 36 | 18 | 96 | 6 | |
4 | Z | SEE Politikë | 36 | 18 | 96 | 6 | |
5 | O | Marketingu Dixhital | 36 | 18 | 96 | 6 | |
6 | O | EFL (niveli i përcaktuar nga performanca e vitit të dytë në EFL) | 36 | 18 | 96 | 6 |
Coming soon
Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?
Çdo studentè i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.
KUSH MUND TË APLIKOJ?
Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.
Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)
Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.
KËRKESAT E APLIKIMIT
– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)
DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT
– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)
Studimet duale janë programe që kombinojnë studimet akademike me aftësimin profesional ose përvojën praktike në një kompani dhe mundësojnë kyçjen më të lehtë në tregun e punës.
Kolegji Universum ofron studime duale, ku studentëve iu mundësohet financim i plotë i studimeve, praktikë gjatë tri viteve si dhe punësim i garantuar në këto kompani në departamentet: Shkenca Kompjuterike, Biznes dhe Menaxhment, Gjuhë Gjermane dhe Dizajn i Integruar.
Deri më tani Kolegji Universum ofron studime duale me këto kompani:
- Vision Agency
- Albina Dyla Company
Kolegji Universum vazhdimisht kontaktohet nga institucione të ndryshme për të formuar partneritete dhe bashkëpunime profesionale që synojnë të kontribuojnë në ekonominë dhe zhvillimin e sektorëve në Kosovë. Prandaj, Kolegji Universum është në kërkim të partnerëve cilësorë për të nisur dhe zbatuar projekte që nxisin ndryshime positive në shoqëri dhe rrisin aftësitë dhe njohuritë e brezave të rinj. Programi i studimeve të dyfishtë u mundëson studentëve të Kolegjit Universum të vazhdojnë studimet akademike gjatë kohës që punojnë në një kompani / institucion të fushës së tyre përkatëse. Kjo u mundëson studentëve të marrin diploma akademike dhe përvojë profesionale.
Së shpejti Kolegji Universum do të nisë programe të tjera të studimit të dyfishtë me kompani shumë prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare.
Programi do t’i mësojë studentët të gjitha konceptet e shkencave politike, administratës publike dhe strukturave te BE-së, studentët që diplomohen nga ky program, do jenë të pajisur me aftësitë e nevojshme për të kryer aktivitete dhe detyra të lidhura me punën që kërkohen nga organizata të ndryshme publike. Prandaj, studentët mund mbajnë pozita pune që kerojnë aftësi të ndryshme sikurse:
- Aftësia për të kuptuar dhe analizuar fenomenet politike dhe ]rolin e vendimeve politike në jetën e qytetarëve
- Aftësia për të marrë vendime politike bazuar në hulumtime
- Aftësia për të kryer analiza të bazuara në hulumtime dhe të jetë në gjendje të rekomandojë alternativat e politikave
- Aftësia për të zbatuar dhe hartuar politika, legjie që janë në përputhje me agjendën politike dhe qëllimet institucionale.
- Të jetë në gjendje të krijojë debate publike, të përdorë argumente dhe të japë reagime konstruktive për sugjerimet e politikave
- Të jetë në gjendje të kryej hulumtime sasiore dhe zhvillojë analiza të ndryshme politike
- Të sigurojë konsulencë për politikat dhe vendimmarrjen publike, institucionale dhe shtetërore.
Qëllimi i secilit tutorial është të ndihmojë studentët të zhvillojnë strategji që i ndihmojnë ata të forcojnë njohuritë e tyre, të zhvillojnë aftësi të transferueshme të të mësuarit dhe të arrijnë sukses akademik. Roli i një tutori është të aftësojë studentët të bëjnë punën e tyre duke përdorur mënyrën më të mirë të të mësuarit. Qëllimi përfundimtar është të ndihmojë studentët të zbulojnë se si ai ose ajo mëson më mirë dhe t’i ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre për të arritur rezultatet më të mira arsimore.Në rast se studentët kanë nevojë për mbështetje shtesë dhe ndihmë akademike tutorët informohen menjëherë. Kështu, mbikëqyret nga afër performanca akademike e studentëve.
Aktivitetet Studentore
Studentët e Departamentit Shkenca Politike përveq aktiviteteve kurrikulare, ata janë mjaftë aktiv edhe me organizimin e konferencave, debateve me emra të njohur nga fusha e politikës vendore dhe ndërkombëtare e poashtu vizita studimore në institucione të vendit.
Konferencë për Mbështetjen e të Drejtave për Punësim të Personave me Sindromë Down
Konferencë me Gjeneralin Wesley K. Clark
Diskutim live me Gjeneralin Wesley K. Clark (ret.) me temen “Bota pas Covid–19″. Konferenca ngjalli interesim të jashtëzakonshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjenerali gjatë konferencës shfaqi botëkuptimin e tij në lidhje me shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe ju bëri thirrje bashkëatdhetarëve të sjellin ide dhe investime në Kosovë. E në fund Gjenerali Clark shtoi se “Edukimi është gjëja më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”.
Hulumtim nga studentët: Sa janë të shkolluar deputetët e Republikës së Kosovës
Studentët e Kolegjit Universum nga Dept. Shkenca Politike kanë realizuar një hulumtim në lidhje me nivelin e edukimit të deputetëve të Republikës së Kosovës. Qëllimi i hulumtimit ka qenë identifikimi i nivelit të edukimit, drejtimet në të cilat këta deputetë kanë diplomuar si dhe vendet e përzgjedhura nga ta për përfundimin e studimeve.
Kërkesat minimale për të regjistruar në një program të Kolegjit Universum janë të përcaktuara në kërkesat e përgjithshme për hyrje të përfshira në Prospekt. Megjithatë, kriteret minimale për pranimin e një studenti në këtë program akademik janë :
Studenti duhet të ketë përfunduar me sukses shkollën e mesme
Studenti duhet të ketë kaluar testin kombëtar (matura).
Përveç kësaj, që të regjistrohen në programin tonë, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:
- Certifikate lindje
- Diploma dhe certifikata e shkollës së mesme
- Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës
- Plotësimi i procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum
- Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.
Mesazh nga Prof. Dr. Edib Abazi
DREJTOR I PROGRAMIT SHKENCA POLITIKE NË KOLEGJIN UNIVERSUM
Programet e studimit Bachelor të ofruara në Kolegjin Universum zgjasin tre vite (3 vite) dhe përmbajn 180 ECTS kredi ose 60 ECTS kredi për vit. Grada e studimeve ne studimet bachelor është Bachelor i Arteve (BA).