Shkenca Kompjuterike
Bachelor i Shkencave në Shkencat Kompjuterike është një program me cilësi të lartë, kurrikula e së cilës është ndërtuar sipas rekomandimeve të një shoqërie të shquar informatike të IEEE. Kuadroja jonë akademike përfshin një ekuilibër të madh të kualifikimeve akademike dhe përvojën e industrisë më bashkëkohore. Avancimi i Shkencave Kompjuterike në botën e globalizuar po vazhdon të rritet, aplikimi aftësive ka qenë i padiskriminueshëm ndaj industrive të ndryshme të biznesit dhe ekonomive të vendit. Në nivel kombëtar, në Kosovë si një treg kufitar me një ekonomi në zhvillim, kërkesa për profesionistët e informatizimit ka filluar të rritet. Tregu i punës në industrinë e shkencave kompjuterike ka vazhduar të rritet globalisht, duke e bërë atë një nga industritë më atraktive në vend dhe më gjerë.
Përmes një sistemi të strukturuar të lëndëve dhe një qasje gjithëpërfshirëse të stafit akademik të pajisur me njohuri teorike dhe njohuri të industrisë, ky program synon:
- Përgaditjen e studentëve me nivel të lartë të ekspertizës teknike dhe praktike në nivel kombëtar dhe global, të cilët mund të shërbejnë si lider në fushën e informatikës dhe të kontribuojnë në përparimin dhe rritjen ekonomike të Kosovës përmes inovacionit, dizajnit të cilësisë dhe automatizimit të funksioneve të biznesit;
- Vetëdijësimin e studentëve për përgjegjësitë etike, ligjore dhe sociale në fushën e tyre;
- Zhvillimin profesional të vazhdueshëm përmes studimeve profesionale ose arsimimit të avancuar inovativ dhe teknologjik.
Semestri I | |||||
Nr. | O/Z | Lenda | L | E | ECTS |
1 | O | Hyrje ne programim dhe web teknologji | 2 | 2 | 6 |
2 | O | Teoria e qarqeve dhe bazat e elektronikes | 2 | 1 | 6 |
3 | O | Gjuhe Angleze I | 2 | 0 | 6 |
4 | O | Matematike per Shkenca Kompjuterike I | 2 | 2 | 6 |
5 | O | Etika dhe teknologjia | 2 | 0 | 6 |
Semestri II | |||||
Nr. | O/Z | Lenda | L | E | ECTS |
1 | O | Hyrje ne struktura te te dhenave | 2 | 2 | 6 |
2 | O | Gjuhe Angleze II | 2 | 0 | 6 |
3 | O | Arkitekture e kompjutereve | 2 | 1 | 6 |
4 | Z | Shkrim akademik | 2 | 0 | 6 |
5 | Z | Dizajn Kreativ dhe Inovacion | 2 | 0 | 6 |
6 | O | Matematike per Shkenca Kompjuterike II | 2 | 2 | 6 |
Semestri III | |||||
Nr. | O/Z | Lenda | L | U | ECTS |
1 | O | Algoritme dhe Struktura te te dhenave | 2 | 2 | 6 |
2 | O | Hyrje ne telekomunikacion dhe rrjeta kompjuterike | 2 | 1 | 6 |
3 | O | Sisteme operative | 2 | 1 | 6 |
4 | O | Programim i Orientuar ne Objekte | 2 | 2 | 6 |
5 | O | Struktura Diskrete I | 2 | 2 | 6 |
Semestri IV | |||||
Nr. | O/Z | Lenda | L | E | ECTS |
1 | O | Lab Course I | 1 | 2 | 6 |
2 | O | Sistem I Menaxhimit te Databazes | 2 | 2 | 6 |
3 | O | Inxhinieri Softuerike | 2 | 2 | 6 |
4 | O | Struktura Diskrete II | 2 | 1 | 6 |
5 | Z | Shoqeria dhe Teknologjia | 2 | 1 | 6 |
6 | Z | Hyrje ne Sigurine e Informacionit | 2 | 1 | 6 |
Semestri V | |||||
Nr. | O/Z | Lenda | L | E | ECTS |
1 | O | Zhvillim I Avancuar ne Web dhe Web Sherbime | 2 | 2 | 6 |
2 | O | Rrjeta te Avancuara Kompjuterike | 2 | 1 | 6 |
3 | O | Inteligjence artificiale | 2 | 2 | 6 |
4 | O | Gjuhe programuese JAVA | 2 | 2 | 6 |
5 | Z | Aplikim I Sigurise dhe Kriptografise | 2 | 0 | 6 |
6 | Z | Menaxhim I Projekteve | 2 | 0 | 6 |
Semestri VI | |||||
Nr. | O/Z | Lenda | L | E | ECTS |
1 | O | Zhvillimi I avancuar ne web dhe web sherbimet | 2 | 1 | 6 |
2 | O | Internship dhe Orientim ne Karriere | 1 | 2 | 6 |
3 | O | Tema e Diplomes | 10 | ||
4 | E | Zhvillimi i aplikacioneve mobile | 2 | 2 | 6 |
5 | E | Multimedia dhe Grafike | 2 | 2 | 6 |
Coming soon
Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?
KUSH MUND TË APLIKOJ?
Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.
Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)
Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.
KËRKESAT E APLIKIMIT
– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)
DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT
– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)
Qëllimi i secilit tutorial është të ndihmojë studentët të zhvillojnë strategji që i ndihmojnë ata të forcojnë njohuritë e tyre, të zhvillojnë aftësi të transferueshme të të mësuarit dhe të arrijnë sukses akademik. Roli i një tutori është të aftësojë studentët të bëjnë punën e tyre duke përdorur mënyrën më të mirë të të mësuarit. Qëllimi përfundimtar është të ndihmojë studentët të zbulojnë se si ai ose ajo mëson më mirë dhe t’i ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre për të arritur rezultatet më të mira arsimore.Në rast se studentët kanë nevojë për mbështetje shtesë dhe ndihmë akademike tutorët informohen menjëherë. Kështu, mbikëqyret nga afër performanca akademike e studentëve.
Lendrit Shala, Tutor
Alma Malaj, Tutore
Altin Sallauka, Tutor
Edonita Bytyqi, Tutore
Kolegji Universum në kuadër të aktiviteteve organizoi “Coffee Lecture Series” me ekpert të ndryshëm nga fusha e teknologjisë. Studentët po mësojnë nga ekspertë dhe përvoja e tyre në fushën e teknologjisë.
Disa nga të ftuarit në takim me studentët ishin Berat Ujkani – CEO në Milingona, Ermal Sadiku – CEO në LinkPlus, Mendim Mustafa – CEO & Solution Architect në Vision Agency, Fatbardh Dragusha – Access Network Team Leader në IPKO, Hakan Shehu – Lead Software Engineer në Kompaninë Gjirafa, Marigona Qeta – Core Banking Expert, Alban Gerguri – Team Leader nè KosBit & Drilon Januzaj – Inxhinier i zhvillimit softuerik në Kompaninë Bosch.
Prezantimet e projekteve semestrale
Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët duhet të jenë në gjendje të performojnë aftësi të ndryshme sikurse: njohja e programeve koherente, aftësitë të forta në programim dhe aftësi të tjera praktike dhe profesionale dhe të pajisur të transferueshme.
Nxënësit që kanë përfunduar me sukses programin duhet të jenë në gjendje të kryejnë punë që kërkojnë:
a) të aplikojnë njohuri të informatikës dhe matematikës të përshtatshme për disiplinën;
b) analizimin e një problemi dhe identifikimin e kërkesave kompjuterike;
c) projektimin, zbatimin dhe vlerësimin e një programi, aparature apo sistemi
d) të funksionojë në mënyrë efektive në ekipet për të arritur një qëllim të përbashkët;
e) të kuptojë çështjet dhe përgjegjësitë profesionale, etike, ligjore, të sigurisë,
f) të komunikojë në mënyrë efektive
g) të zbatojë themelet matematikore, parimet algoritmike dhe teorinë e shkencave kompjuterike në modelimin dhe dizajnimin e sistemeve kompjuterike.
Për t’u pranuar në këtë program, studentët e interesuar duhet të aplikojnë për regjistrim në Kolegjin Universum. Me pranimin në Kolegjin Universum, studentëve automatikisht u sigurohet mundësia për vazhdimin e vitit të tretë të studimeve bachelor në Northampton University në Angli.
Për të vazhduar studimet në Northampton University, kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
Të kenë të përfunduar 2 vite studime në Kolegjin Universum;
Të kenë përfunduar provimet e parapara për këto 2 vite (120 ECTS)
Përveç këtyre, edhe studentët që janë aktualisht në përfundim të vitit të parë apo të dytë në nivelin bachelor në Kolegjin Universum mund të zgjedhin të vazhdojnë vitin e tretë në Northampton University në Angli në kuadër të këtij programi.
Gjithashtu, studentët që kanë përfunduar vitin e parë apo të dytë të studimeve në universitetet tjera publike dhe private dhe duan të transferojnë studimet e tyre në Kolegjin Universum, mund ta vazhdojnë vitin e tretë në Northampton University në Angli.
Mesazh nga Prof. Dr. Muzafer Shala
DREJTOR I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE NË KOLEGJIN UNIVERSUM
Programet e studimit Bachelor të ofruara në Kolegjin Universum zgjasin tre vite (3 vite) dhe përmbajn 180 ECTS kredi ose 60 ECTS kredi për vit. Grada e studimeve ne studimet bachelor është Bachelor i Shkencave (BA).
Programet e studimit Bachelor të ofruara në Kolegjin Universum zgjasin tre vite (3 vite) dhe përmbajn 180 ECTS kredi ose 60 ECTS kredi për vit. Grada e studimeve ne studimet bachelor është Bachelor i Arteve (BA).