Shërbimet

Shërbimet studentore

Shërbimet studentore në UNI - Universum International College qëndrojnë të hapura për çdo kërkesë dhe pyetje të studentëve prej orës 09:00-20:00 nga e hëna deri të premtën, dhe çdo të shtunë nga ora 09:00-16:00.

Shërbimet studentore:

◉ Paraqitja e kërkesës për Vërtetim Studentor dhe Transkriptë Studentore

Trajnimi i studentëve për aktivizim të email dhe përdorim të Platformave E-Learning dhe DMIS

Informimi për Orarin e Ligjeratave, Provimeve dhe Transportit si dhe Ndryshimet Eventuale

Fotografimi për ID

Kërkesa për Dokumente Specifike

Informimi për Orarin e Ligjeratave, Provimeve dhe Transportit si dhe Ndryshimet Eventuale

Studentat

Procedurat e diplomimit

Për procedurat e nevojshme të diplomimit klikoni këtu

Biblioteka

Bibliotekat e 3 kampuseve të UNI - Universum International College, janë të pajisura me mbi 20,000 tituj nga autorë vendor dhe ndërkombëtar. Studentët mund të kenë çasje në bibliotekë çdo ditë pune nga ora: 8:30-19:00.

Këshillimet​

Stafi akademik është në dispozicion të studentëve për këshillime akademike. Koha për këshillim duhet të caktohet në bashkëpunim me profesorët. Studentët mund të këshillohen me profesorë edhe përmes emailave zyrtar.

Resurset Akademike

Gale

Gale është bibliotekë përmes së cilës studentët dhe stafi kanë çasje në Qendrën Burimore të Bibliotekave dhe Bibliografike nga bibliotekat anembanë botës. Gale ndihmon në zbulimin e njohurive dhe materialeve.

Oxford Scholarship Online

Oxford Scholarship Online është një bazë të dhënash ku përdoruesi mund të ketë çasje në e-libra në fusha të ndryshme nga ekonomia, financa, filozofia, shkenca politike, biologjia, historia, letërsia, fizika, kimia, psikologjia etj

OXFORD Journals

OXFORD JOURNALS është baza e të dhënave me famë botërore. OJ ofron qasje në 200 revista elektronike, shumica e tyre të publikuara në bashkëpunim me akademitë më prestigjioze të shkencave në mbarë botën.