Për ne

UNI - Universum International College

UNI - Universum International College powered by Arizona State University është institucion i arsimit të lartë që ofron studime Bachelor dhe Master. Është i akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe ka marrë vlerësimin më të lartë nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit. Universum International College është i njohur për sfondin akademik të kualifikuar, hapësirat për hulumtim dhe eksperiencat ndërkombëtare që u ofrohen studentëve dhe stafit akademik.

Misioni ynë

Misioni i UNI – Universum International College është të mbështesë studentët tanë që të bëhen qytetarë të mirë, liderë të suksesshëm dhe mendjehapur dhe të përparojnë në Revolucionin 4.0, epokën digjitale dhe të globalizuar.

Ne e bëjmë këtë duke ofruar trajnime akademike dhe jetësore një-në-një, duke i vendosur studentët tanë dhe të mësuarit në qendër në një mjedis inovativ, digjitalisht të avancuar, që nxit kreativitetin, kërkimin, punën ekipore, inovacionin dhe mentalitetin ndërmarrës. Angazhimi ynë me cilësinë, përsosmërinë e ligjëruesve dhe kërkimin e aplikuar ndërton bazat për një komb dhe rajon të fortë dhe vigoroz.

Misioni i UNI – Universum International College është i ndërtuar mbi shtyllat e mëposhtme strategjike:

I. Studentët dhe Mësimi në Qendër
II. Përmirësimi i Cilësisë
III. Inovacioni dhe Ndërmarrësia
IV. Transformimi Digjital
V. Ndërkombëtarizimi

Vlerat

Përsoshmëria Akademike

Mësim inovativ dhe liri akademike.

Inovacion

Pavarësi për t'u shprehur lirshëm, kreativitet dhe ndërmarrësi.

Integritet dhe përgjegjësi

Transparencë, sinqeritet dhe ndershmëri.

Komunitet

Shërbimi publik dhe qytetaria e mirë, puna ekipore dhe respektimi i ndërsjellë.

Universum në numra

0 +

Studentë

51 %

Studentë të diplomuar

3

Kampuse

Stafi akademik

Struktura

UNI - Universum International College përgjatë viteve ka zhvilluar dhe avancuar një strategji që synon rritjen e strukturave dhe kapaciteteve institucionale. Struktura organizative përbëhet nga: (1) Bordi i Drejtorëve (2) Këshilli Akademik (3) Kryeshefi Ekzekutiv (4) dhe organet e tjera.

Kampuset

PRISHTINA CAMPUS
Magjistralja. Prishtinë-Ferizaj (mbrapa Orient Mobile)
+381 38 555 315 ; +383 44 144 062
 
FERIZAJ CAMPUS
Rr. Fan Noli 156
+381 290 324 596 ; +383 44 725 675
 
GJAKOVA CAMPUS
Rr. UÇK p.n (përball Biblotekës së Qytetit)
+383 44 903 763