fbpx

Robotikë

Kolegji Universum zhvillon projekte reale së bashku me studentët e programit të “Shkencave Kompjuterike”. Këto projekte janë urë lidhëse në mes informacioneve të marra gjatë ligjeratave dhe vënies në zbatim të koncepteve të marra.

Projektet e studentëve

Studentët në këtë pjesë të studimeve mësohen se si të krijojnë prototipe të ndryshme duke përdorur aftësitë e tyre programuese përmes pajisjeve harduerike.

Hapësira kreative

Të gjitha këto projekte studentët tanë i realizojnë brenda hapësirës së kampusit të Kolegiit Universum, duke i prezentuar si produkte finale.

Mësim i bazuar në projekte

Simulime në #VirtualReality

Labeat Matoshi, Drilon Zhushi dhe Samet Osmani, studentët e Kolegjit Universum kanë krijuar projektin me Simulime në #VirtualReality për shmangien e frikës para fjalimeve në publik. 

Metoda pedagogjike inovative të mësimdhënies

Kolegji Universum zhvillon metoda pedagogjike inovative. Përmes mësimit të bazuar në projekte, studentet e Kolegjit Universum mësojne nga metoda efektive të mësim-nxënies dhe angazhohen në projekte reale që nga viti i parë i studimeve.