fbpx

Kolegji Universum është vlersuar ndër 1000 Kolegjet më të mira në botë nga Agjencia Franceze Eduniversal e cila është një nga tre agjencitë më prestigjioze në botë. Kjo e bën Kolegjin Universum të hyjë në 3 përqindëshin e grupit elitë të universiteteve të biznesit në botë,
Renditja zyrtare nga Eduniveral është rezultat i vlerësimit të bërë nga Këshilli Ndërkombëtar Shkencor i përbërë nga nëntë ekspertë të pavarur të cilët janë personalitete të rëndësishme akademike në rajonin ku ata punojnë.
Programi Master i Kolegjit Universum renditet i 16 në Evropën Lindore (pas Universitetit të Lubjanës dhe Varshavës) dhe në Top 200 programet më të mira në këtë fushë në botë nga Agjencia prestigjioze Franceze Eduniversal si e vetmja nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Serbi dhe Mali i Zi.
Në letrën e Kryetarit të kësaj Agjencie drejtuar Universumit, Institutcioni jonë përgëzohet për këtë arritje të jashtëzakonshme, duke theksuar metodologjinë e këtij vlerësimi i cili përbëhet nga tri fusha kryesore: prestigjin e programit nga punëdhënësi; paga master e sapo diplomuarve të programit dhe kënaqësia e studentëve me programin, të vlerësuara përmes një pyetësori direkt nga Eduniversal.
Për informata të detajizuar ju mund të gjeni listën e programeve të renditura në linkun: http://www.best-masters.com/ranking-master-general-management-in-eastern-europe.html